Biznes

ICANN zbulon domenët e nivelit të lartë

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
ICANN zbulon domenët e nivelit të lartë

Prej .app deri te .blog, .google, .windows, korporatat janë duke pretenduar për emrat e domenëve të ri, që do të lëshohen nga Korporata e Internetit për Caktimin e Emrave dhe Numrave (ICANN).

Të mërkurën, ICANN publikoi listën e domenëve të nivelit të lartë për të cilët kishte pranuar aplikime. Në këtë listë gjenden shumë kompani të mëdha të cilat pretendojnë t’i marrin prapashtesat si .visa, .toyota dhe .mcdonalds. Poashtu, ka patur edhe kërkesa të mëdha për prapashtesat si .sex, .home dhe .diy.

Këto kompani poashtu po mundohen të kontrollojnë edhe domenët si .hotel, .pizza dhe .football, ku në disa raste ka më shumë se një kompani që konkurron për domen të njëjtë. Nëse këto kompani nuk mund t’i zgjidhin këto çështje, atëherë ICANN përfundimisht do të duhet të vendos për këto çështje përmes një sërë procedurash.

Kompanitë e mëdha të Internetit, jo rastësisht janë aplikuesit më të mëdhenj për domenët e ri të nivelit të lartë. Google psh. kërkon më shumë se 100 domenë të nivelit të lartë përfshirë .android, .youtube, dhe .search. Amazon dëshiron të marrë 76 domenë për vete, duke përfshirë domenët .amazon, .kindle dhe .video. Apple megjithatë aplikoi vetëm për një domen të nivelit të lartë: .apple.

Kundërshtimet

Samsung – e cila më parë kishte kundërshtuar këtë proces – aplikoi për dy emra .samsung dhe emrin e njëjtë në gjuhën koreane.

Megjithatë Coca-Cola dhe prodhuesi i drithërave Kellogg’s, të cilët nënshkruan peticion kundër këtij procesi, kanë abstenuar.

Për dallim nga kompanitë tjera, Google aplikoi për disa domenë të këtij lloji si: .google, .youtube, dhe disa shtesa të papritura si .and, .boo, .dad, dhe .new. Megjithatë kritikët kanë sulmuar këtë plan, duke thënë se shpenzimet e përfshira dhe faktet tjera mund të fitojnë një avantazh të padrejtë.

Shtetet si Brazili, Kina dhe Rusia poashtu kanë sugjeruar se funksionet e ICANN-it, duhet të kalojnë përmes Kombeve të Bashkuara ose ndonjë organi tjetër nën kontrollin qeveritar.

Shpenzimet

Aplikantët duhet të paguajnë një tarifë prej 185,000 dollarësh amerikan për të marrë pjesë në procesin e aplikimit. Ata poashtu përballen me një pagesë minimale vjetore prej 25,000 dollarëve si rinovim vjetor për ta mbajtur prapashtesën të cilën e kanë marrë.

Emrat e mëdhenj të Internetit kanë investuar masovikisht apo nuk kanë investuar fare. Psh. Amazon siç e cekëm më lartë ka aplikuar për 76 emra, Google për 101 emra dhe Microsoft për 11 emra. Por nuk ka patur asnjë aplikim nga Facebook dhe Twitter.

Çfarë do të thotë ta keni domenin tuaj të nivelit të lartë?

Siç raporton Forbes, kompanitë mund t’i përdorin këto shtesa për siguri dhe qëllime promovuese. Për shembull, një bankë mund t’u tregoj konsumatorëve të vet të shikojnë për emrin e kompanisë në fund të URL-së që ta dinë se a janë në vend të duhur.

Por jo të gjithë janë të bindur se kjo është ide e mirë. Matt Ingram, në një shkrim në blogun GigaOM, e quajti këtë proces si “aksident treni” që do të shkaktojë një kaos të panevojshëm. Ai vlerëson se kompanitë do të duhet të shpenzojnë kohë dhe mund (mos të përmendim paratë, 185,000 dollarë për aplikim të domenit) vetëm për të fituar një emër që do të lidhet me biznesin e tyre. Domenët e ri poashtu mund të shkaktojnë konflikte nëse ICANN lëshon kushte të përgjithshme për ndonjë kompani specifike. Për shembull, një argument i Ingram, Amazon mundet teoretikisht të kontrollojë se kush mund ta përdorë domenin .book në URL-të e tij.

Për përdoruesit mesatar të Internetit, megjithatë, problem i vërtet mund të jetë njohja. Sot, shumica e kompanive qëndrojnë me domenët .com, .net apo .org. Me gjithë përjashtimet e rralla që tashmë ekzistojnë si .biz dhe .co shkaktojnë konfuzione. Duke shikuar në listën e plotë të aplikuesve për emra, është e vështirë të mos ndihemi të përshkuar me të gjitha mundësitë.

Sidoqoftë, zgjerimi i domenëve të nivelit të lartë është i pashmangshëm, sepse ICANN planifikon të sjell grupin e parë online në fillim të vitit 2013, sipas një raporti të The Guardian. Në fund të fundit, kjo do të varet nga aplikuesit se a do t’i përdorin ato në mënyrë të duhur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>