Siguri

ICANN kërkon program të ri të sigurisë së lartë për TLD

Sep 27 2010
0 Shpërndarje
ICANN kërkon program të ri të sigurisë së lartë për TLD

“Kjo është një mundësi për të interesuarit që të kenë një zë në fromimin e programit që do të ofrojë në shtresë të re të besimit në sistemin e emrave të domenëve të internetit (DNS)” tha Craig Schwartz, shef i gTLD Registry Liaison. “Më vonë ky program do të mund t’i lejojë regjistrat e interesuara për domen të nivelit më të lartë që të fitojnë një emërtim HSTLD, që do të nënkuptojë se një vlerësues i palëve të treta ka verifikuar biznesin e tij dhe se operacionet teknike kanë plotësuar kritiket  e caktuara të sigurisë”.

Programi HSTLD do të ofrohet tek secili operator i regjistrimit të domenëve të nivelit të lartë që dëshiron të merr pjesë.

ICANN dhe Grupi Këshillues HSTLD janë të interesuar që të dëgjojnë efikasitetin e modeleve të ndryshme që mund  të vendosen gjersa programi të merr formë. Anëtarët e grupit në veçanti janë të interesuar të kuptojnë të mirat dhe të këqijat potenciale të përdorimit të masave të ndryshme për të transportuar emërtimin HSTLD. /pcworld.al

Lajmet e fundit>