Lajmet

ICANN përfiton një shef të ri operativ mjaft të talentuar

Sep 13 2010
0 Shpërndarje
ICANN përfiton një shef të ri operativ mjaft të talentuar

Atallah ka më shumë se dy dekada pësojë pune në inxhinieri, operacione, financa dhe biznes global. Ai së fundi ka shërbyer edhe si Shef Oficer Operativ i CoreObjects Software në Los Angeles, California.

“Kjo është një përshtatje e përkryer, jo vetëm pse Akram sjellë ICANN në një nivel të mahnitshëm të kuptimit të botës online dhe të teknologjisë së lartë, por sepse ai sjellë një ndjenjë intuitive të rolit global të ekosistemit të internetit” tha Rod Beckstrom, President dhe Shef Ekzekutiv i ICANN. “Fakti se ai është i rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe arabe do të shtojë nivele të reja të aftësive tona për të kuptuar në mënyrë më efektive komunitetin ndërkombëtare”.

Para se të bashkohej me CoreObjects, Atallah ka punuar për 12 vite pranë Conexant Systems Inc në Newport Beach, Califronia, dhe së fundi si Zëvendës President dhe Menaxher i përgjithshëm i Njësisë së Biznesit për Qasje Brezgjerë në Nju Jersey ku ai ka menaxhuar deri në 1000 punëtorë përgjatë tre kontinenteve. Atallah iu është bashkuar Conexant gjersa ishte pjesë e Rockwell Semiconductor Systems. Para kësaj, ai ka punuar për SyQuest Technology Corporation, Conner Peripherals Corporation dhe Miniscribe Corporation.
 
“Kjo është mundësi për mua që të shërbejë në një rol lideri për një organizatë që është në zemër të komunikimit më të rëndësishëm dhe sistemit të informimit që njeriu ka krijuar ndonjëherë” tha Atallah. “Interneti është një resurs global, rëndësia e të cilti po shkallëzohet në biznese dhe qeveri anembanë botës. ICANN është qendra që siguron se mbetet një sistem stabil dhe i unifikuar”.

Akram Atallah ka një titull MBA, Masters of Science Electrical Engineering dhe një B.S, Inxhinier Elektrik dhe Shkenca Kompjuterike Science, që të gjitha të fituara në Universitetin e Kolorados. Atallah do të fillojë detyrën me 20 shtator të këtij viti. /pcworld.al

Lajmet e fundit>