Biznes

ICANN po kërkon anëtar të ri për Bordin e Drejtorëve

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
ICANN po kërkon anëtar të ri për Bordin e Drejtorëve

Komuniteti i At-Large i ICANN (që përfaqëson përdoruesit individual të internetit) është duke bërë një kërkim global për të plotësuar një ulëse në bord që është e rezervuar për një përdorues të internetit që nuk përfaqëson një qeveri, korporatë apo entitet jo-profitabil.

”Kjo ka të bëjë me ofrimin e një zëri për një përdorues të përditshëm e të zakonshëm të internetit në organizatën globale jo-përfituese botërore që ka për synim koordinimin e sistemit të adresave të internetit” tha Cheryl Langdon-Orr, udhëheqës i At-Larg Advisory Commitee (ALAC). “ICANN dëshiron të dëgjojë prej të gjitha segmenteve të komunitetit të internetit, duke përfshirë edhe individët që thjeshtë ndihen se nuk kanë një zë në formacionin politik”.

ALAC është duke kërkuar për dikë me një perspektivë më të gjerë ndërkombëtare dhe që ka interesa në përdoruesit e internetit, politikat e konsumatorëve dhe në shoqërinë civile anembanë botës. Anëtari potencial i bordit At-Large do të ketë një zë në çështje të panumërta të ICANN që do të ndihmojnë në definimin e organizatës, siç është zgjerimi i gTLD-ve (pjesa e ueb adresës që përfundon me .com, .org, etj), drejtimi i Emrave Ndërkombëtar të Domenëve (IDN-ët), tranzicionin nga iPv4 në iPv6, etj.

Të gjithë interesuarit mund të marrin më shumë informata duke shkruar në këtë adresë [email protected]

Lajmet e fundit>