Harduer

Ice Cream Sandwich së shpejti në HTC Desire HD dhe Desire S

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Ice Cream Sandwich së shpejti në HTC Desire HD dhe Desire S

Para pak ditësh, HTC konfirmoi se versioni më i ri i Android 4.0 ose ndryshe i njohur si Ice Cream Sandwich, nuk do të vijë në modelet HTC Desire HD dhe Desire S për shkak të performansës së dobët të këtyre smartfonëve.

Në anën tjetër, në Ueb faqen zyrtare të sistemit operativ mobil Android ishte shfaqur lajmi se “HTC thyen premtimin e vet duke anuluar azhurnimet për modelet HTC Desire HD dhe Desire dhe “arsyet për anulim të azhurnimeve janë performansat e dobëta të pajisjeve.” 

Për të sqaruar situatën, ne kemi arritur të kontaktojmë me HTC-në. Dhe më në fund kemi dëgjuar një deklaratë prej tyre, ku thuhet: 

“Ne jemi të angazhuar për të siguruar se konsumatorët do të marrin softuerin më të fundit. Si të tillë, ne jemi të lumtur të konfirmojmë se jemi duke punuar shumë për ta ofruar Ice Cream Sandwich për të dy modelet e HTC-së, Desire HD dhe Desire S. Sipas HTC-së dhe Android, koha e lansimit të ICS-së në Desire HD do të jetë fundi i gushtit kurse në Desire S do të lansohet gjatë javëve të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>