Vëzhgim

Ice Cream Sandwich së shpejti për Samsung Galaxy S II

Mar 14 2012
0 Shpërndarje
Ice Cream Sandwich së shpejti për Samsung Galaxy S II

Përditësimi i Samsung Galaxy S2 në Ice Cream Sandwich më në fund është konfirmuar – dhe po vjen gjatë javës së ardhshme.

Kësaj here, vetë zyra për shtyp e ndërmarrjes Samsung është duke e konfirmuar atë. Në një deklaratë të dhënë gjatë mëngjesit të djeshëm, ndërmarrja jugkoreane konfirmoi që ky përditësim i shumëpritur do të dalë në Britaninë e Madhe më 19 mars.

“Samsung UK mund të konfirmoi që lëshimi i Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) në Galaxy S II do të jetë i gatshëm nga java filluese më 19 mars, sidoqoftë mundësia për t’u përditësuar në UK do të jetë e varur nga çdo proces pranues softuerik i vetë rrjetit,” tha një zëdhënës.

Ky kualifikim është i rëndësishëm. Çdokush që ka blerë një Samsung Galaxy S2 “SIM-free” mund të presë që ta marrë versionin Ice Cream Sandwich që nga java e ardhshme (Ju do të duhet që ta përditësoni atë përgjatë softuerit për desktop Kies). Nëse e keni blerë atë drejtpërdrejt nga një operator, ashtu siç janë bërë shumë kontrata, ju ende do të duhet që të prisni për çdo rrjet që ta bëjë testimin e vet përpara se ata të pajtohen për ta lënë të lirë softuerin në rrjetet e tyre. Kjo mund të marrë javë, ose madje edhe muaj./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>