Lajmet

Ice Cream Sandwich vetëm në 10,9% të pajisjeve Android

Jul 3 2012
0 Shpërndarje
Ice Cream Sandwich vetëm në 10,9% të pajisjeve Android

Edhe pse është lansuar qysh para 7 muajsh, versioni aktual Ice Cream Sandwich i sistemit operativ Android, assesi nuk po mund të gjen përdorim në pajisjet me Android.

Kohëve të fundit është pëfolur dhe spekuluar shumë rreth azhurnimit të Android, kurse së fundi kanë arritur edhe statistikat zyrtare rreth përdorimit të versionit Ice Cream Sandwich. Që prej lansimit zyrtar, Android 4.0, Ice Cream Sandwich arriti të futet në vetëm 10,9% të pajisjeve celulare që operojnë me Android, dhe njëkohësisht morri epitetin si versioni Android më i ngadalshëm i pranuar gjer më tani.

Gingerbread ende mbetet si versioni më i pranuar dhe përdorur i Android me më shumë se 60%, kurse i dyti është Froyo me 17,3%.

Para pak javësh, gjiganti Google prezantoi edhe versionin më të ri Android, Jelly Bean dhe qysh tani mund të supozojmë se me çfarë shpejtësie do të pranohen azhurnimet e reja.

Kjo situatë nuk i konvenon askujt, përveç ndoshta gjigantit Apple. Prodhuesit e harduerit thjeshtë nuk janë në gjendje ta përcjellin ritmin me të cilin Google hedh azhurnimet, e kjo mund të rezultojë më një numër të madh të përdoruesve të frustruar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>