Lajmet

ICK, bëhet partnere e programit Bizspark të Microsoft

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
ICK, bëhet partnere e programit Bizspark të Microsoft

Bizspark, është një program i ndërmarrjes Microsoft, që u ndihmon kompanive të reja të përqëndrohen në zhvillimin e softuerëve, duke u ofruar atyre qasje në veglat e zhvillimit, si dhe lidhje me partnerët kyç në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).

Së fundmi Innovation Center Kosovo (ICK), inkubator dhe qendër për trajnime me fokus të veçantë në TIK, që synon përkrahjen e ndërmarrësve në krijimin e kompanive të suksesshme në Kosovë, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ndërmarrjen Microsoft për t’u prezantuar në Kosovë si Microsoft Bizspark Networking Partner, gjë që do të mundësoj një qasje të re në veglat e Microsoft për kompanitë e reja në tregun e Kosovës raporton indeksonline.

Përveç kësaj sjellja e programit Bizspark në Kosovë, do të nënkuptojë edhe mundësi të reja për studentët të cilët do të mund të krijojnë kompani me fokus në teknologjitë e Microsoft, të fushave të ndryshme, prej atyre mobile e deri tek nivelet industriale.

Programi i BizSpark ofrohet pa pagesë për ata që aplikojnë përmes partnerëve të këtij programi në shtete të ndryshme, tani përfshirë edhe Kosovën, ndërsa detajet tjera lidhur me format e aplikimit për Kosovë pritet të publikon së shpejti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>