Lajmet

ICT Awards 2012 në Pasdite në TCH, mundësi unike për talentët e shquar në ICT

Mar 18 2013
0 Shpërndarje
ICT Awards 2012 në Pasdite në TCH, mundësi unike për talentët e shquar në ICT

Nën organizimin e kompanisë ICTS ictawards_ilu1803Media, një portë e madhe po hapet për të gjithë ata shqiptarë – talentë, njerëz me afinitete, të shquar e të dëshmuar me arritjet e tyre në botën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (ICT). Eventi Albanian ICT Awards 2012, i promovuar në workshopin e 15 shkurtit në Tiranë, po gjenë jehonë e mbështetje te të gjithë adhuruesit dhe pasionantët e ICT-së, dhe po përkrahet përditë e më shumë nga mediat shqiptare, në mbarë hapësirën.

Eventi ishte temë diskutimi këto ditë edhe një njërin prej televizioneve më të shikuara shqiptare, Top Channel.

Për të prezentuar konceptin sidhe për të ftuar edhe përmes ekranit aplikantët për pesë çmimet që do të ndahen në Albanian ICT Awards 2012, pjesë e panelit në emisionin “Pasdite në Top Channel” ishin koordinatori i këtij eventi, Kushtrim Shala, Altin Petre – drejtor i IT-së në Digitalb dhe Anila Hoxha, profesioniste IT-je. Eventi i organizuar nga kompania ICTS Media, i cili ndodhet aktualisht në fazën e pranimit të aplikimeve nga profesionistë të fushës së ICT-së si dhe të rinj të talentuar nga e gjithë hapësira mbarëshqiptare, është trajtuar gjerësisht, duke shpjeguar më qartë për publikun filozofinë dhe funksionimin e këtij koncepti inovator në mbarë botën shqiptare.Kushtrim ICTS

Krahas kësaj, në këtë fazë të kapanjës, është ende i hapur afati për pranimin e aplikantëve, i cili do të përmbyllet në fund të muajit mars.

Kushtrim Shala, koordinator i “Albanian ICT Awards” ka nxjerrë në pah risinë që sjell ky event në Shqipëri, i cili është unik për vendin tonë dhe ngre lart vlerat e burimeve njerëzore në fushën e ICT-së. Duke theksuar parneritetin e kompanisë organizuese me IDG, e cila organizon prej 25 vitesh një eveniment të ngjashëm në SHBA, Shala u shpreh se ICTS Media është përpjekur ta sjellë në Shqipëri kohë më parë këtë organizim, por rrethanat nuk kanë qenë të krijuara. “Tani kemi bindjen se ka ardhur koha, ka prurje dhe njerëz që kanë filluar t’i venë në praktikë dijet e tyre”, ka thënë Shala.

“Ka punë dhe projekte jashtëzakonisht të bukura në aplikimet e deritanishme në ICT Awards, të cilat janë inovatore për tregun shqiptar dhe jo domosdoshmërisht për tregun global.” Albanian ICT Awards synon të identifikojë dhe evidentojë talentet e reja në këtë fushë, duke i bërë ata të njohur dhe duke i motivuar për të investuar më tepër në të ardhmen. “Facebook lindi si projekt i thjeshtë në bankat e universitetit, por sot është një biznes fitimprurës. Projekteve me të cilat aplikantët do të konkurrojnë në Albanian ICT Awards Altin Pietre ICTmund t’u shtohen module në të ardhmen, duke i përmirësuar dhe, pse jo, duke i komercializuar”, ka thënë ai.

Altin Petre, drejtor IT-je në Digitalb, foli mbi parneritetin mes “Fondacionit Dritan Hoxha”, institucion që ka mbështetur eventin që prej fillimit të tij. Vetë filozofia e “Fondacionit Dritan Hoxha” bazohet në konceptet e Dritan Hoxhës, një prej inovatorëve të rrallë të fushës së teknologjisë në Shqipëri, i cili synonte njëkohësisht promovimin e risive dhe të rinjve të talentuar.

Gjatë diskutimit në panel, Anila Hoxha, profesioniste IT-je theksoi me bindje se “në Shqipëri ka talente të reja dhe brezat e rinj tregojnë që kemi prurje të mira teknologjike”. “Prandaj, jam e bindur se Albanian ICT Awards do të ketë aplikime tepër interesante”, ka thënë Hoxha.Anila Hoxha ICT Në kuadrin e sensibilizimit te aplikantëve dhe të opinionit, për të krijuar një ide më të saktë të natyrës së aplikantëve, Top Channel ka organizuar një demonstrim “live” me anë të njërit prej aplikantëve të Albanian ICT Awards 2012, Julian Kanini, i cili tregoi se si ishte njohur me këtë konkurs sidhe shpjegoi në detaje natyrën e aplikacionit të realizuar nga ai.

Kushtrim Shala u bëri edhe njëherë thirrje të interesuarve që të aplikojnë, duke plotësuar formularin online dhe fushat e tij që përfshijnë përshkrimin e projektit, prezantimin e shkurtër te tij dhe detaje të tjera të nevojshme për vlerësimin e jurisë tek www.ictawards.org.

Mbrëmja gala, e cila do të mbahet gjatë muajit prill, do t’i kurorëzojë fituesit e pesë kategorive në një organizim në një nga sallat e hoteleve më të mëdha të Tiranës, ku do të ketë pjesëmarrje nga profesionistë të IT-së, gazetarë, të ftuar nga institucione publike, private etj. Fituesit do të nderohen me kupa, çertifikata dhe do të marrin përfitime materiale dhe financiare. Njëkohësisht, të gjithë aplikantët kanë mundësi të krijojnë konktakte me kompanitë më prestigjoze shqiptare të botës së teknologjisë. Të gjtihë të interesuarit mund të informohen dhe të aplikojnë në adresën zyrtare të ICT Awards. (PCWorld Albanian)

Partnerët, sponsorët dhe mbështetësit e eventit Albanian ICT Awards:

Lajmet e fundit>