Lajmet

ICT Call 9, si të bashkëpunoni me projekte teknologjike nga Kosova me BE’n

Jan 5 2012
0 Shpërndarje
ICT Call 9, si të bashkëpunoni me projekte teknologjike nga Kosova me BE’n

Kjo ngjarje organizohet si rezultat i bashkëpunimit të South East European Research Centre (SEERC, www.seerc.org), koordinator i projektit, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) dhe Universiteti I Prishtinës (UPR), si dhe partnerët Evropianë si European Business Associates (Itali) dhe URSIT (Bullgari).

Ngjarja në fjalë ka si qëllim sigurimin e asistencës së nevojshme në leximin e përshkrimit dhe objektivave të “ICT Call 9” dhe informatave se si mund të marrim pjesë personat e interesuar në projektet e FP7 si konsorciume me partnerë ndërkombëtarë. 

Ngjarja mbahet me 12 janar 2012 në ora 16:00 – 20:00 në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ka për qëllim të ofroj:

  • Një informatë mbi projektin ICT-KOSEU dhe sesi kërkuesit shkencor në vend mund të përfitojnë duke qenë të involvuar në FP7.
  • Një pasqyrë të programit të FP7 dedikuar lëmisë së TIK: FP7 ICT Work Programme.
  • Një përshkrim të ftesës së rradhës të FP7 për aplikim me projekte në lëminë e TIK: FP7 ICT Call 9.
  • Një sesion trajnues se si shkruhen propozimet për aplikim në projekte të FP7 ICT.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje është pa pagesë, megjithatë ju duhet të mbushni formularin e regjistrimit rreth të cilit mund të mësoni më shumë në ueb faqen e STIKK, www.stikk-ks.org

Lajmet e fundit>