Lajmet

Ekipi shqiptar vlerësohet me medalje bronzi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës

Aug 17 2014
0 Shpërndarje
Ekipi shqiptar vlerësohet me medalje bronzi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës

 

Shqipëria ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, që u zhvillua në Turqi nga datat 11-16 gusht. Në këtë Olimpiadë, Shqipëria përfaqësohej nga Ilir Capuni, lider i ekipit, Arnold Drita, zv/lideri, si dhe garuesit Muhamed Keta, Marin Zaimi, Kamila Hasanbega dhe Evis Hoxha.

10610491_636615299786159_7977913867568851473_n

Studentja e talentuar Evis Hoxha, është gjithashtu edhe fituesja e çmimit Ylli në Ngritje i Vitit në “Albanian ICT Awards”, çmim të cilën ajo e mori në prill të këtij viti në eveten e madh Gala të organizuar nga ICTSmedia. Ilir Capuni, drejtuesi i ekipit shqiptar në këtë Olimpiadë shprehet për PCWorld Albanian se kjo është medalja e parë në gara të tilla që ka marrë ndonjë ekip shqiptar si dhe është edhe hera e parë që ekipi është stërvitur si duhet.

“Evisi është e para shqiptare që ka mundur të kompletojë disa zgjidhje dhe numrin e duhur të pikëve për medalje. Kjo deri më tani ka qenë ëndërr! Ne tani po synojmë për më shumë: për medalje ari dhe argjendi. Po synojmë edhe për pjesëmarrjen në IOI”, – shprehet ndër të tjera lideri i ekipit shqiptar Ilir Capuni.  

evis hoxha dhe edi rama

Pas marrjes së lajmit për vlerësimin e ekipit shqiptar me medalje bonzi në Olimpiadën Ballkanikë të Informatikës, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në profilin e tij në rrjetin social Twitter. “Shqipëria medalje bronzi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës – një duartrokitje e përzemërt për protagonistët”, ka shkruar Rama në Twitter, duke shprehur në këtë mënyrë mirënjohje për ekipin shqiptar.

Ndërkohë ekipi shqiptar ka marrë urime për këtë medalje edhe nga Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito. Në Olimpiadën Ballkanikë të Informatikës që u zhvillua për disa ditë me radhë në Ankara të Turqisë merrnin pjesë ekipe nga shtetet:  Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Qipro, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia (me dy ekipe), si dhe Turmenistani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>