Lajmet

ICTS Media, zyrtarisht si media e akredituar për pjesëmarrje në Mobile World Congress

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
ICTS Media, zyrtarisht si media e akredituar për pjesëmarrje në Mobile World Congress

RDinamika dhe avancimi i teknologjisë ka bërë që sot shumë nga ne të jemi aq të përshtatur në praktikën mobile, sa që s’mund të imagjinohet jeta pa të qenurit mobilë. Pajisjet dhe aplikacionet mobile kanë ndryshuar totalisht tablonë e jetës sonë të përditshme, duke filluar nga gjërat më të thjeshta që mund të bëjmë me një pajisje mobile e duke arritur deri tek pagesat në distancë apo realiteti i zgjeruar me të cilin jetojmë çdo ditë, nisur nga puna në zyrë, në terren, gjatë udhëtimeve, në familje dhe në çdo sferë tjetër të jetës.

Duke parë këto zhvillime dhe trende, nisma e vitit 1987 e cila filloi si një GSM Event, dhe që u riemërtua në vitin 2012 në GSMA Mobile World Congress (MWC), nevoja e mbajtjes së një eventi të posaçëm, ku zhvilluesit dhe vizionarët të kenë mundësi të ndajnë mes tyre dhe me publikun idetë e tyre inovative, analizat e trendeve aktuale globale si dhe parashikimet e tyre për të ardhmen e botës mobile, ishte dhe vazhdon të jetë e domosdoshme.

Mobile World Congress është një konferencë vjetore ku marrin pjesë mijëra njerëz nga më shumë se 200 shtete të botës. Vetëm në vitin 2012, gjatë javës së eventit, morrën pjesë mbi 67 000 njerëz nga 200 shtete të ndryshme, midis së cilëve 3500 ishin CEO të kompanive të njohura në mbarë botën, 12 000 zhvillues dhe rreth 5000 anëtarë të medias. Mobile World Congress tërheq më tepër anëtarë të industrisë mobile dhe profesionistë mobile “senior” se çdo event tjetër i këtij lloji.

01-ictsmediaICTS Media, shtëpia botuese e mediumeve si PCWorld Albanian dhe CIO.al, si dhe revistës ComputerWorld Albania, lidere në fushën e mediave të teknologjisë dhe komunikacionit në gjithë botën mbarëshqiptare, është akredituar si media me të drejta të plota nga Mobile World Congress, duke hapur tashmë një mundësi të re për të marrë pjesë në ekspozitën e kryeqytetit të Botës Mobile, e njohur ndryshe edhe si Mobile World Capital Barcelona.

Botimi i radhës së revistës ComputerWorld Albania do të përmbajë temën kryesore “Mobile World“, duke u përqendruar konkretisht tek raportimi, hulumtimi, analizimi dhe trajtimi i gjerë i botës mobile dhe tregut mobile mbarëshqiptar. Në të do të përfshihen tema si krahasimi i tarifave mes operatorëve mobile, analiza të mobilitetit të bankave, intervista ekskluzive mbi pikëpamjet dhe vlerësimet e ekspertëve të kësaj fushe në Shqipëri dhe në Kosovë, pa lënë pas sigurisht edhe raportimin mbi trendet më të fundit të teknologjisë mobile në botë.

Axhenda e 2013 Mobile World Congress

Të pranishmit mund të marrin pjesë në konferencat që zhvillohen gjatë ditëve të eventit, të cilat përbëhen nga diskutime vizionare dhe shkëmbime idesh mes elitës së profesionistëve mobile, apo të ndjekin panairet e përbëra nga mbi 1500 prezantues. Një pjesë tepër e rëndësishme e eventit do të jetë edhe ndarja e çmimeve “Global Mobile Awards”, të cilat do të vlerësojnë arritjet më të larta në këtë industri.Mobile world Congress

Gjatë katër ditëve të 2013 Mobile World Congress në Barcelonë (25 – 28 shkurt) do të vihet në pah impakti i teknologjisë mobile tek individët dhe industria e biznesit – në tregjet e zhvilluara apo në ato në zhvillim. Si gjithmonë, profesionistët më të mirë të fushës, përmes analizave dhe ideve të tyre do të transmetojnë për kolegët dhe publikun shërbimet e së ardhmes, mundësitë e tregut, pajisjet që po ndryshojnë mënyrën tonë të komunikimit etj.

Deri më tani, së paku nga regjistrimet zyrtare në MWC, në të cilat media jonë ka qasje të plotë, janë parë të jenë regjistruar si pjesëmarrës disa nga përfaqësues të agjencive të ndryshme elektronike shqiptare, por, në një numër shumë të vogël.

Në numrin e radhës të ComputerWorld Albania, do të keni mundësi të lexoni dhe të njoftoheni me të arriturat kryesore të paraqitura në këtë event, si dhe biseda, intervista dhe bashkëbisedime të ndryshme nga dhe për botën shqiptare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>