Lajmet

ICTSmedia dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të organizojnë takim të hapur me të rinjtë

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
ICTSmedia dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të organizojnë takim të hapur me të rinjtë

ICTA_Twitter_PhotoTeksa konkursi mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards” ka arritur kulmin në fazën e aplikimeve, ICTSmedia vazhdon të organizojë takime të tjera për nxitjen e pjesëmarrjes tek të rinjtë. Pas tre takimeve të suksesshme të javës së kaluar në tre qytete të Kosovës, ditën e martë, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dhe kompanisë ICTSmedia, organizohet një takim i hapur me të rinj të pasionuar pas teknologjisë së informacionit, studentë të shkencave kompjuterike dhe ekspertë të ICT-së.

Në panel do të jenë të pranishëm Ministri Veliaj, një prej përfaqësuesve të jurisë së ICT Awards si dhe organizatorët e eventit. Takimi do të mbahet të martën më 11 mars, duke filluar nga ora 17:30, në sallën e konferencave pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Takimi do të flasë mbi rëndësinë që ka nxitja dhe motivimi i të rinjve në krijimin dhe zhvillimin e ideve apo projekteve në fushën e teknologjisë, me një theks të veçantë tek “Albanian ICT Awards”, si një institucion i sapokrijuar i vlerësimit të individëve të talentuar në këtë fushë.

Çmimet “Albanian ICT Awards” simbolizojnë mirënjohjen, falenderimin dhe shpërblimin për punën krijuese për të gjithë individët, grupet e punës apo kompanitë që kanë arritur të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovatore, në hartimin e projekteve në fushat mobile, desktop, shërbime online etj.

Çmimet dhe shpërblimet shoqërohen mbi të gjitha me një nivel të lartë ekspozimi mediatik dhe profesional në botën e ICT-së mbarëshqiptare si dhe me vlerësime financiare, paketa të ndryshme sponsorizimi si trajnime, studime të avancuara, bursa bachelor, bursa master, mundesi punesimi ne kompanite partnere dhe sponsore, internship, pajisje elektronike etj.

Të gjithë të interesuarit, kandidatë potencialë për çmimet kombëtare të ICT-së, janë të ftuar për pjesëmarrje në këtë takim, duke dërguar paraprakisht konfirmimin në adresën [email protected]. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>