Lajmet

ICTSmedia organizoi takimin “Afrimi midis Akademisë dhe Industrisë së ICT” me të ftuar nga fusha e akademisë dhe ekosistemit ICT

Jul 20 2018
0 Shpërndarje
Pjesë e diskutimit nga të pranishmit ishte nevoja për të patur studime më të thelluara mbi tregun e TIK në shqipëri dhe veçanërisht sipërmarrjet "Startups", mbi sfidat e sjelljes së ideve të reja në treg. ICTSmedia organizoi takimin “Afrimi midis Akademisë dhe Industrisë së ICT” me të ftuar nga fusha e akademisë dhe ekosistemit ICT

Në datën 19 Korrik 2018, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, departamenti i informatikës u mbajt takimi me temë “Afrimi midis Akademisë dhe Industrisë së ICT.” Në takim ishin pjesëmarrës nga fusha e akademisë, aktorë të ekosistemit ICT në Tiranë dhe Z. Enzo Damiani i delegacionit të Bashkimit Evropian.

Z. Damiani mori fjalën duke ndarë planet që bashkimi Evropian ka për të investuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në pesë vitet e ardhshme në Shqipëri duke përmendur investimet direkte në sipërmarrje të reja por edhe projekte për ISO – Innovation Service Organization, modele sipas të cilës mund të kthehen edhe vetë institucionet akademike.

Z. Endri Xhina, drejtues i departamentit të Informatikës u shpreh se studentët e fakultetit të Informatikës janë shumë pranë tregut të punës dhe se departamenti është i hapur për të marrë kërkesa nga kompani dhe institucione për kërkim shkencor me idenë se akademia “ka nevojë për probleme që ti zgjidhi”.

Pjesë e diskutimit nga të pranishmit ishte nevoja për të pasur studime më të thelluara mbi tregun e ICT në Shqipëri dhe veçanërisht sipërmarrjet “Startups”, mbi sfidat e sjelljes së ideve të reja në treg.

Nevoja për të pasur një lidhje më të madhe midis akademisë dhe sipërmarrjes, me mësimin e lëndëve të sipërmarrjes. Fakulteti i Informatikës ka një ditë të hapur me studentët çdo javë kur fton sipërmarrës të rinj për të ndarë eksperiencat e tyre me studentët.

Nevoja që bota akademike të publikojë studime të mirëfillta në fushën e inovacionit veçanërisht si kërkim i aplikuar. Grupi u ndal edhe në krahasime midis Shqipërisë dhe rajonit përsa i përket numrit të patentave dhe markave të regjistruara.

Ky takim erdhi pothuajse tre javë nga tryeza e rrumbullakët organizuar nga ICTSmedia me të ftuar Peter Kolesar nga Startup Awards SK. Takimi i cili u realizua në ambientet e Microsoft Albania  prezent ishin përfaqësues universitetesh, startupesh, sipërmarrës, investitorë, përfaqësues të dhomës së tregtisë e të GIZ. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>