Vëzhgim

iCurrent: Gazeta juaj në web

Dec 12 2009
0 Shpërndarje
iCurrent: Gazeta juaj në web

Ju mund ta personalizoni këtë faqe lajmesh falas sipas interesave tuaja. Parimisht ju ndërtoni një seri alarmesh, duke specifikuar subjektet dhe burimet që preferoni, pastaj iCurrent shfaq lajmet e fundit në të gjitha fushat e zgjedhura nga ju, në një format të ngjashëm me atë të një shtypi ditor. Përderisa lexoni rrëfimet, iCurrent akordon atë që shfaq. Mund të marrë pakëz punë për t’u rregulluar, mirëpo iCurrent është një mënyrë e mirë për të gjurmuar një rang të gjerë subjektesh. Faqja ishte në beta kur e kam provuar. Për të marrë një ftesë të ekspedituar për në Beta, përdorni kodin pcw2010 kur të regjistroheni në icurrent.com.

Tom’s Planner: Tërhiq dhe hidh listat Gannt
Listat Gannt, me setet e tyre të ngushta dhe vijat me ngjyra apo blloqet, janë një mënyrë e mirë për të vizualizuar një projekt të planifikuar. Në disa aplikacione, krijimi i tyre mund të përfshijë një futje të madhe të të dhënave. Me Tom’s Planner (falas për një vit me një regjistrim gjatë fazës beta), ju shkoni drejt produktit përfundimtar. Klikoni me të djathtën mbi një datë dhe zgjidhni “Insert Period” dhe aplikacioni ju ofron një bllok për të paraqitur hapin e parë të projektit tuaj. Ju mund ta hidhni bllokun jashtë për aq ditë sa dëshironi dhe ta kodoni me ngjyra. Gjithashtu mund të shtoni ikona përgjatë rrugës për të ditur takimet, afatet dhe momentet e tjera tomsplanner.com.

JoinCube: Kurrë nuk do ta shihni më bashkëpunëtorin tuaj
Nëse ju dhe kolegët tuaj që të gjithë punoni nga larg (ose punoni në një ndërtesë, mirëpo nuk mund të qëndroni afër njëri-tjetrit), JoinCube mund të jetë një mënyrë e përkryer për këdo që dëshiron të kryejë punën e vet në mënyrë virtuale. Ashtu si Yammer, edhe JoinCube u mundëson njerëzve që t’ju japin kolegëve të tyre Twitter- si azhurnimet e vogla. Mirëpo, JoinCube, që kushton 24$ deri 149$ në muaj, sjell më shumë gjëra në tavolinë; ju gjithashtu mund të dërgoni mesazhe, të ndani skedarë, të krijoni faqe wiki dhe të menaxhoni me to-dos. Do të jetë e vështirë që t’i bindni kolegët tuaj t’i lënë veglat që përdorin tani për të kryer detyra të tilla, mirëpo JoinCube ka më shumë për të ofruar në këmbim joincube.com.

Lajmet e fundit>