Analiza

IDC Adriatics: Tregu i IT’s në Kosovë pësoi rënie prej 3.1%!

Sep 7 2011
0 Shpërndarje
IDC Adriatics: Tregu i IT’s në Kosovë pësoi rënie prej 3.1%!

Telekomi dhe bankat kanë vazhduar të fuqizojnë tregun e IT’s në Kosovë gjatë vitit të kaluar, kurse pjesa tjetër është e përbërë nga sektori i ndërmarrjeve si dhe nga blerje për nevoja shtëpiake, ku këto të fundit kanë pësuar një rënie dyshifrore në aspektin e shpenzimeve për IT.

“Kriza në Evropë ka pasur një ndikim të vogël në ekonominë e Kosovës, pasi që GDP’ja e shtetit është rritur në vitin 2010 dhe investimi i huaj është rritur prej viti në vit” tha Dalibor Suboticanec, hulumtues me eksperiencë pranë IDC Adriatics. “Megjithatë, papunësia në nivele ekstreme, korrupsioni, ekonomia e zezë dhe nivelet e larta të piraterisë softuerike kanë vazhduar të kenë efekte edhe në ekonominë vendore edhe në tregun e IT’s.

Tregu i IT’s ka përjetuar mjaft shumë trende të ndryshme teknologjike gjatë viteve të fundit. Në vitin 2010, shitjet e harduerit në shtetin e Kosovës sipas IDC Adriatics kanë rënë për më shumë se 3.1% prej viti në vit. Në të njëjtën kohë, shërbimet IT u rritën për 6.8%, kurse softueri i paketuar pësoi një rënie prej viti në vit për herë të parë qysh prej se IDC filloi të përcjellë segmentin e teknologjisë në Kosovë. Si rezultat, shërbim e IT’s në pjesëmarrjen e tyre në treg përjetuan rritje prej 18.8% në vitin 2010, kurse pjesëmarrja e harduerit dhe softuerit të paketuar në tregun e IT pësoi një rënie në 67%, gjegjësisht 14.2%.

Duke pasur parasysh se shpenzimet për kokë banori për teknologji sipas IDC numërohet të jenë rreth 46 dollarë në vendin tonë, kjo nënkupton se vendi ynë ka qëndruar në 5.4% të mesatares Evropiane EU27 (që sillet në 854 dollarë shpenzime për kokë banori në teknologji). Në regjionin e Adriatikut, Kosova është shumë prapa shteteve si Sllovenia ku shpenzimet e këtilla janë 430 dollarë dhe në Kroaci janë 235 dollarë, pro megjithatë Kosova ka arritur të ketë rezultate më të mira se Shqipëria ku shpenzimet për IT për kokë banori sillen rreth 29 dollarë dhe në Bosnje ku sillen rreth 36 dollarë.

IDC parasheh që tregu i IT’s në Kosovë të zgjerohet në një bazë vjetore prej 10%, dhe të arrijë në vlerën prej 15.11 milion në vitin 2015. 

Raporti në fjalë është publikuar në muajin shtator 2011 nga IDC Adriatics, që ka zyre në Zagreb, Lubljanë dhe Beograd, dhe ka kontraktor për analiza tregu në Sarajevë, Shkup dhe Tiranë. IDC Adriatics analizon, vëzhgon dhe parashikon IT tregun dhe industrinë në Kroaci, Slloveni, Serbi, Bosnje, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>