Lajmet

IDC: Android dhe iOS përbëjnë 92% të smartfonëve të dërguar për shitje

May 17 2013
0 Shpërndarje
IDC: Android dhe iOS përbëjnë 92% të smartfonëve të dërguar për shitje

Mund të duket sikur Android dhe iOS drejtojnë botën dhe në fakt është e vërtetë. Dy sistemet operative mobile përbënin 92% të të gjithë smartfonëve të dërguar për shitje gjatë tremujorit të parë të vitit 2013.

Të dhënat e fundit nga International Data Corporation (IDC) tregojnë se platformat e Apple dhe Google i tejkalojnë në mënyrë drastike konkurrentët e tjerë.

Së bashku, smartfonët me këto dy sisteme operative përbënin rreth 200 milionë njësi të dërguara për shitje gjatë tremujorit të parë të vitit, një rritje me 59% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në raport thuhet gjithashtu se Windows Phone e ka tejkaluar tashmë BlackBerry-n duke i marrë vendin e tretë. Sistemi i Microsoft-it ka përfituar nga pjesëmarrja e Nokia-s, ndërsa pajisjet e reja me BlackBerry kanë arritur tashmë 1 milion njësi të dërguara për shitje gjatë tremujorit të parë.

Përsa i përket Android, 41% e smartfonëve ishin të Samsung-ut, i cili vazhdon të mbetet prodhuesi më i rëndësishëm për këtë sistem operativ.

Apple, pavarësisht rënieve vit pas viti në përqindjen e tregut, vazhdon të numërojë shifra të larta për pajisjet e saj. “Edhe pse kërkesa është ende e lartë në të gjithë botën, eksperience e iOS vazhdon të mbetet pothuajse e njëjta si ajo me iPhone-in e parë në vitin 2007,” u shpreh IDC në një deklaratë. “Sipas thashethemeve të fundit që po qarkullojnë në internet, debutimi i iOS 7 do të sjellë një ndryshim të madh veçanërisht edhe në aspektin e ndërfaqes.”

Windows Phone nga ana tjetër, ka dyfishuar shifrat nga viti i kaluar. Nokia përbënte 79% të të gjithë smartfonëve të dërguar për shitje, ndërkohë që BlackBerry pati ulje në terma dy-shifrorë nga tremujori i parë i vitit 2012. (PCWorld Albanian)

android iphone

Lajmet e fundit>