Analiza

IDC: Apple tani është prodhuesi i pestë më i madh i PC-ve në botë

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
IDC: Apple tani është prodhuesi i pestë më i madh i PC-ve në botë

theverge3_1020.0_standard_800.0Apple tani është prodhuesi i pestë më i madh i PC-ve në botë, siç tregon një raport i ri. Prodhuesi i Mac-ëve zuri vendin e pestë, duke e larguar nga kjo pozitë Asus-in nga top pesëshja në raportin e fundit për shitjet gjatë tremujorit të tretë të PC-ve nga Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave IDC, studim ky që thotë që tregu i PC-ve në mbarë botën është zvogëluar pak gjatë gjysmës së dytë të vitit 2014.

Derisa tregu global i PC-ve pësoi zvogëlim, kontraktimi prej -1.7 për qind vit për vit ishte “një përmirësim i konsiderueshëm” në krahasim me parashikimin fillestar të IDC-së prej -4.1 për qind. Ai po ashtu shfaq një stabilizim në tregun global të PC-ve: në tremujorin e tretë të vitit, IDC tha që shitjet mbarë botërore pësuan rënie për -7.6 për qind pasi ato ishin parashikuar që do të pësojnë rënie për pothuajse -10 për qind.

Top pesë kompanitë – Lenovo, HP, Dell, Acer Group dhe Apple – patën një rritje të qëndrueshme vit për vit në raportin e IDC-së, ku secila kompani pati rritje në shitjet e veta nga 5 deri në 12 për qind në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2013. Por, ndonëse top prodhuesit e PC-ve patën një tremujor të mirë, të dhënat nga IDC tregojnë që shitjet e kundërshtarëve të tyre pësuan rënie, duke rënë kështu për 17.9 për qind në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2013.

Analisti i lartë hulumtues në IDC, Jay Chou, tha që rënia ishte pjesërisht nga shitjet “më të dobëta se zakonisht” gjatë periudhës së kthimit në shkollë. Raporti po ashtu shënon që derisa rajonet në zhvillim patën një efekt “zhgënjyes” në shitje, kërkesa më e madhe në rajonin Azi/Paqësor ndikoi në rritjen e shitjeve. Shitjet e PC-ve në SHBA u rritën më shpejt se sa në pjesët e tjera të botës, duke i ndihmuar kompanisë Apple në pozicionimin në vendin e pestë. Apple tradicionalisht e ka pasur tregun e vet më të madh në SHBA – sipas raportit të IDC-së për tremujorin e dytë të vitit 2014, kompania ishte prodhuesi i katërt më i madh i PC-ve në këtë vend. IDC thotë që Apple po ashtu ishte ndihmuar në futjen në top pesëshe me zbritjet e çmimeve dhe kërkesat e shtuara në tregjet e vendeve të zhvilluara.

Për dallim nga të dhënat e IDC-së, kompania hulumtuese Gartner, e vendosi ASUS-in në vendin e pestë në raportin e vet, ku korporata e Tajvanit ka marrë 7.3 për qind të tregut global. Pavarësisht nga shitjet globale të Apple, është e qartë që kompania është shumë më përpara se Lenovo, Dell, HP dhe prodhuesit e tjerë sa i përket fitimeve. Wall Street Journal e citon hulumtuesin e lartë në Stanford C. Bernstein&Co. Toni Sacchonaghi, që gjatë janarit ndonëse patën një pjesë të vogël të tregut prej rreth pesë ose gjashtë për qind, Mac-ët përbënin më tepër se 50 për qind të fitimeve industriale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>