Biznes

IDC: Bie për 20 përqind tregu indian i PC

Mar 31 2009
0 Shpërndarje
IDC: Bie për 20 përqind tregu indian i PC

altShitjet e kompjuterëve në Indi kanë rënë për 22.7 përqind. Sipas IDC kjo rënie ka ndodhur për gjatë çerekut të fundit të vitit 2008 në krahasim me atë të vitit 2007.

Me gjithë shtytjen për ta stimuluar ekonominë, viti 2009 mund të jetë akoma më i keq se ai i kaluari, për sa i përket shitjeve të kompjuterëve.

Një numër i kompanive të mëdha kanë investuar në shitje dhe marketing, ndërsa as kriza ekonomike globale nuk do t’i ndryshojë planet e tyre.

Normat e shitjeve në këtë segment kanë rënë në 20 përqind prej rritjes së mëparshme që ishte prej 80 deri në 90 përqind.  Shitja e desktop PC shënoi rënien më të madhe gjatë çerekut të fundit të vitit prej 24/7 përqind, derisa shitjet e notebooks ranë për 17.4 përqind.
 

Lajmet e fundit>