Analiza

IDC: Dërgesat e phablet-ëve do të tejkalojnë kompjuterët dhe tabletët në 2015-ën

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
IDC: Dërgesat e phablet-ëve do të tejkalojnë kompjuterët dhe tabletët në 2015-ën

159184327-645x250Harroni veshjet teknologjike për një sekondë sepse mesa duket trendi i ri i phablet-ëve po tërheq vëmendje të madhe. Smartfonët me përmasa dhe ekrane të mëdha (5,5 inç deri në 7 inç) pritet të tejkalojnë kompjuterët personal këtë vit, ndërsa tabletët vitin e ardhshëm.

Parashikimi më i fundit vjen nga IDC-ja, e cila thotë se dërgesat e phablet-ëve do të arrijnë në 175 milion njësi në gjithë botën vetëm në vitin 2014, ndërsa 318 në 2015-ën. Që kur firma kërkimore parashikoi dërgesa prej 170 milion kompjuterësh personal këtë vit dhe 233 milion tablet vitin e ardhshëm, qartësisht vihet re se phablet-ët i tejkalojnë të dyja.

Phabletët fillimisht u shfaqën në vitin 2012 dhe tashmë IDC-ja vë në dukje se kjo kategori pajisjesh po bën “presion” ndaj tregut të tabletëve dhe veçanërisht ndaj atyre me ekran 7 inç. Me fjalë të tjera, teksa smartfonët po rriten në madhësi, IDC shpreson se tableti juaj i ardhshëm do të jetë me një madhësi të lartë. Ky trend po rezulton në rënien e shitjeve të tabletëve me ekran të vogël për 2014.

Ka disa dyshime në aftësitë parashikuese të IDC në atë se çfarë do të ndodh vitin e ardhshëm, sepse numrat e mësipërm flasin për një dominim të tregut të phabletëve. Ata mundet të mos tejkalojnë smartfonët shpejt, por që çdo lloj forme pajisjesh teknologjike do të marrë goditje nëse rritja e tyre vazhdon.

Çmimet në vitin 2013 varionin nga 320 dollarë për një smartfon deri në 568 dollarë për një phablet, ndërsa IDC-ja parashikon se në 2014-ë këto çmime do të ulen në 291 dhe 397 $ respektivisht. (PCWorld Albanian)

idc_phablets_2014-730x422

Lajmet e fundit>