Analiza

IDC: Dërgesat e smartfonëve arrijnë shifrën 301.3 milionë, Android vendos rekord

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
IDC: Dërgesat e smartfonëve arrijnë shifrën 301.3 milionë, Android vendos rekord

150815100-786x305Android dhe iOS përbëjnë 96.4 % të gjithë dërgesave të smartfonëve për tremujorin e dytë të 2014-ës, duke mos lënë vend për konkurrent të tjerë teksa dyshja Google-Apple vazhdon të rritet. Android e rriti pjesën e tij të tregut në 84.7 %, ndërsa iOS ra në 11.7 %, Windows Phone ra në 2.5 % dhe Blackberry numëron vetëm 0.5 %. Të dhënat më të fundit vijnë nga IDC e cila raporton se prodhuesit kanë bërë dërgesa smartfonësh prej 301.3 milionë vetëm në tre mujorin e dytë të vitit 2014.

idc_smartphones_os_q2_2014-730x438Sistemi operativ mobil i Google qartësisht mbetet lideri edhe këtë vit, me Android që vendos një tjetër rekord duke u rritur me 5.1 % krahasuar me të dhënat e një viti më pare për të njëjtën periudhë. Kontribut të madh në këtë jep Samsung i cili numëron 29.3 % të gjithë pajisjeve Android, megjithëse ky dominim ka filluar të bjerë teksa konkurrentë të tjerë po rriten si CoolPad, Huawei, Lenovo, LG, Xiaomi dhe ZTE.

Ndërsa Sistemi operativ mobil i Apple po bie dalëngadalë duke humbur 1.3 %, por version i ri i iPhone mund ti ndryshojë gjërat për tremujorin e tretë të këtij viti. Pjesa e mbetur i takon Microsoft dhe Blackberry-t. Windows Phone ra me 0.9 % krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por pritet që një listë prodhuesish të smartfonëve Windows Phone të rritet në tregjet në zhvillim si BLU, Micromax, Prestigio, Yezz etj. Duke ndjekur rëniet e njëpasnjëshme, Blackberry pati një rritje të vogël e cila mezi regjistrohet në të dhënat. Për fat jo të mirë, tani vështirë se një konkurrent do të jetë në gjendje të thyejë dipolin Android-iOS në tregun e smartfonëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>