Analiza

IDC: Dërgesat e smartfonëve do të arrijnë më tepër se 1 miliard njësi në fund të 2013-s

Nov 27 2013
0 Shpërndarje
IDC: Dërgesat e smartfonëve do të arrijnë më tepër se 1 miliard njësi në fund të 2013-s

PileOfPhones-9190_620x443Sipas firmës kërkimore IDC, numri i përgjithshëm i smartfonëve të shitur në botë do të kalojë shifrën 1 miliard deri në përfundim të vitit 2013.

Dërgesat e këtyre pajisjeve mobile do të pësojnë një rritje prej më tepër se 39% krahasuar me vitin e kaluar dhe deri në vitin 2017 pritet që të arrihet në 1.7 miliard njësi. Pavarësisht se në tregjet e zhvilluara smartfonët po arrijnë nivelin e ngopjes, kërkesa e tyre vazhdon të rritet në tregjet në zhvillim.

Sipas IDC-së, në këtë rritje të pandalshme ndikojnë disa faktorë njëkohësisht, por mbi të gjitha qëndrojnë çmimet më të ulëta. Çmimi mesatar i shitjes së një smartfoni pritet të ulet në 337 $ këtë vit, duke shënuar një rënie prej 12.8% krahasuar me vitin e kaluar. Deri në vitin 2017 parashikohet që ky çmim të arrijë në 265 $.

Ulja e çmimeve do të mundësojë blerjen në masë të smartfonëve duke arritur kështu edhe tek ajo pjesë e përdoruesve që kanë përzgjedhur telefonët tradicionalë dhe jo “të mençur”.

Ryan Reith, drejtor programi në IDC, është shprehur: “Reduktimi i çmimit mesatar të smartfonëve ka ndryshuar në mënyrë drsatike zhvillimin e tregut.

Para disa vitesh diskutohej se si do të arrihej lidhja midis 1 miliard përdoruesve të tjerë dhe supozohej se pjesa më e madhe e tyre do të komunikonin nëpërmjet telefonëve tradicionalë. Trajektorja e çmimit mesatar të smartfonëve bën që këto pajisje mobile të jenë opsioni më real për lidhjen e këtyre 1 miliard përdoruesve.” (PCWorld Albanian)

idc-smartphones

Lajmet e fundit>