Analiza

IDC: E ardhmja nuk premton për rritjen e shitjeve të PC-ve

Nov 30 2014
0 Shpërndarje
IDC: E ardhmja nuk premton për rritjen e shitjeve të PC-ve

20140506_110524-100266793-primary.idgeIDC gjatë kësaj jave tha që derisa industria e PC-së do të përfundojë më mirë se sa që ishte pritur këtë vit, e ardhmja që mund të parashikohet nuk përmban ndonjë shpresë edhe aq të madhe për rikthim të rritjes. Në vend të kësaj, bizneset nuk do të kenë fitime nga PC-të, ku përfitimet nga një prodhues i kompjuterëve ose zhvillues i sistemit operativ do t’i kushtojë rënie rivalëve.

Sipas parashikimit më të fundit nga IDC, shitjet e PC-ve kanë rënë për rreth 3 për qind në vitin 2014, që është një rënie pak më e vogël se sa vlerësimi i mëhershëm. Shitjet gjatë vitit 2014 duhet të arrijnë rreth 307 milionë njësi, që është një rënie nga 315 milionë në 2013-tën thotë IDC. Vitin e ardhshëm, shitjet pritet të kenë 3 për qind rënie shtesë, duke arritur kështu në 297 milion. Gjatë tre viteve të ardhshme, shitjet do të shënojnë një rënie shtesë, duke përfunduar në 292 milionë njësi në vitin 2018, që është parashikimi më i largët të cilin IDC pati guxim ta bënte.

IDC e fajësoi rënien e vazhdueshme të shitjeve të PC-ve të dyshuarve të zakonshëm – konsumatorëve, të cilët, nëse nuk shpenzojnë tepër në tabletë, kanë kthyer paratë në smartfonë, në veçanti ata me ekrane më të mëdha – dhe dobësia në tregjet në rritje.

Në vitin 2014, shitjet do të pësojnë rënie për 10 për qind në tregjet në rritje, tha IDC, duke pohuar që këto vende përbëjnë 53 për qind të të gjitha shitjeve. ‘Tregjet e matura’ siç i quajti kompania hulumtuese rajonet si Amerika e Veriut dhe Evropa Perëndimore do ta kursejnë biznesin nga humbje edhe më të mëdha; shitjet në këto vende pritet të shënojnë ngritje për 7 për qind – shumica për shkak të blerjeve të shtuara nga korporatat.

Por IDC nuk ka parë ndonjë arsye për të qenë optimistë për të ardhmen e PC-së. Derisa çmimet më të ulëta, dizajnet e reja dhe Windows 10 i ardhshëm mund të kontribuojnë në shitjet e përgjithshme, kjo kompani nuk pati edhe aq besim që biznesi do të bëjë më mirë se sa të arrijë në rreth 290 milionë shitje në vit, që është një rënie për 20 për qind në krahasim me 364 milionë njësi të shitura gjatë vitit 2011.

“Në rastin më të mirë për PC-të, ne do të shohim një valë të dukshme të zëvendësimeve teksa përdoruesit që shpenzojnë në telefona dhe tabletë në vitet e fundit vendosin që ata vërtet kanë nevojë të përditësojnë PC-të e tyre,” tha analistja nga IDC, LorenLoverde, në një deklaratë. “Sidoqoftë…, zëvendësimet janë duke i stabilizuar shitjet e PC-ve, por nuk po shkaktojnë rritje të vëllimit të përgjithshëm.”

Kjo nënkupton që ofruesit e sistemeve operative me pranitë më të vogla në treg, Apple dhe Google me sistemet e tyre OS X dhe Chrome OS do të kenë ngritjen më të madhe ndërsa Microsoft (me Windows), për shkak të kryesimit të deritanishëm, me gjasë mund të shpresojë vetëm mbajtje të pjesës së tregut që e ka.

Apple për shembull është në rrugën për të arritur rekord me shitjet e sistemeve Mac: Nëse tremujori që përfundon në dhjetor paraqet një rritje sipas trendëve historike, Apple do të shes 19.9 milionë Mac gjatë vitit 2014, që është një rritje prej më tepër se 3 milionë në krahasim me një vit më parë.

Ndonëse pothuajse 20 milionë Mac të shitur do të paraqisnin vetëm 6.4 për qind të të gjithë kompjuterëve personalë, kjo do të ishte një rritje për 1 për qind në krahasim me një vit më parë. në një periudhë kur shitjet janë duke pësuar rënie, ose rasti më i mirë, janë duke qëndruar të pandryshuara, çfarëdo rritje nga Mac vjen si pasojë e dëmtimit të të tjerëve, në veçanti të prodhuesve të pajisjeve me Windows.

Chromebook-ët, të fuqizuar nga sistemi pa pagesë i Google, Chrome OS, po ashtu kanë pasur një rritje gjatë këtij viit. Lëvizja nga Microsoft dhe bashkëpunëtorët e vet për të garuar me Chromebook-ët ka ndikuar në ulje të çmimeve, që është gjë e mirë për blerësit por jo për prodhuesit të cilët ballafaqohen me margjina edhe më të vogla teksa përpiqen që të mbajnë shitjet e tanishme në industrinë e cila nuk është duke shënuar rritje. Për pjesën e vet, Microsoft shpreson që do të sigurojë të hyra përgjatë shërbimeve për të kompensuar fitimet nga pjesët nga të cilat është duke hequr dorë duke e bërë pa pagesë sistemin Windows.

pc-shipments-idc-2007-2018-100533148-large.idgeNdonëse PC nuk pritet të zhduket – ngecja e shitjeve do të rezultojë me qindra miliona sisteme të cilat mund të dalin nga fabrika e të cilët nuk do të blihen edhe aq. “Duke shkuar përpara, teksa gjeneratat më të reja bëhen më të orientuar në mobileri dhe ueb dhe regjionet në zhvillim në veçanti i përqendrohen pajisjeve të konvergjuara (ose ekonomia në numrat e pajisjeve për të blerë), tregu i PC-ve do të vazhdojë të ballafaqohet me konkurrencë të fortë dhe do të përqendrohet më tepër në zëvendësime, me potencial të kufizuar për rritje,” tha Loverde nge IDC. (PCWorld Albanian)

Tags >

IDCpc
Lajmet e fundit>