Biznes

IDC: iPad humbet përqindje tregu por vazhdon të dominojë shitjet

Feb 1 2013
0 Shpërndarje
IDC: iPad humbet përqindje tregu por vazhdon të dominojë shitjet

iPADNdërsa Samsung vazhdon të dominojë shitjet e smartfonëve, Apple vazhdon të bëjë të njëjtën gjë me tabletët.

Sipas IDC, iPad (me të gjitha modelet e veta) është ende tableti më popullor.

Apple ka 43.6% të tregut në tremujorin e fundit të 2012-s, duke dërguar për shitje 22.9 milionë tabletë. Ata humbën 6.8% të tregut nga tremujori i tretë i 2012-s, edhe pse kjo humbje është më pak nga sa e kishte parashikuar IDC në fillim të vitit.

Samsung renditet i dyti me të gjitha modelet dhe madhësite e tabletëve të tij, duke dërguar për shitje 7.9 milionë njësi me 15.1% të tregut.

Që prej tremujorit të fundit të 2011-s, kompania ka pasur një rritje prej pothuajse 260%.

Pesëshen e mbyllin Amazon (11.5% tregu) ASUS (5.8%) dhe Barnes and Noble (1.9%), ndërkohë që prodhuesit e tjerë përbëjnë 22.1% të tregut – përfshi këtu edhe Surface-n e Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

Tablet table

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>