Analiza

IDC: Kompania HP mund Dell në tregun e kompjuterëve

Aug 29 2014
0 Shpërndarje
IDC: Kompania HP mund Dell në tregun e kompjuterëve

hp1Hewlett-Packard (HP) u kthye sërish në vend të parë për sa i përket shitjes së kompjuterëve. Në tremujorin e tretë shitjet e kompanisë u rritën në 29.5% të tregut nga 20.9% që ishin në tremujorin e parë të vitit.

Ky përfundim u arrit pas kërkimeve të IDC. Kompania tjetër Dell, e cila në tremujorin e parë zinte rreth 23.1% të shitjeve në treg, kaloi në vend të dytë këtë tremujor me një shifër relativisht të ulët 19.1%. Në vend të tretë vjen Lenovo me 13.8 % të tregut.

Mendohet se ky përmirësim i HP vjen nga një marrëveshje që kjo e fundit ka bërë me kompaninë Tamil Nadu. Përmendim se HP ishte në krye të tregut në vitin vitin 2013, por në fillim të 2014-ës pësoi një ulje. Dërgesat e kompjuterëve të HP-së u rritën në 2.55 milion njësi. Pjesa komerciale e tregut të kompjuterëve u rrit gradualisht me 34.5%.(PCWorld Albanian)

41054594

Tags >

dellHPIDC
Lajmet e fundit>