Analiza

IDC: Kompania kineze Xiaomi renditet si e treta në botë për shitjen e smartfonëve

Oct 30 2014
0 Shpërndarje
IDC: Kompania kineze Xiaomi renditet si e treta në botë për shitjen e smartfonëve

mi-mi.0.0_standard_800.0Në 3 muajt e fundit, më shumë se 327 milionë smartfonë janë shitur kudo nëpër botë, dhe kompania e re kineze Xiaomi ka shitur 5% të tyre. Sipas IDC, kjo përqindje është mëse e mjaftueshme që Xiaomi të zërë vendin e tretë në botë për shitjen e smartfonëve pas Samsung dhe Apple duke lënë pas rivalë të tjerë si Lenovo, LG apo Sony.

Xiaomi njihet si kompania që ka përparuar më shumë në treg në një periudhë të shkurtër dhe kjo ka ndodhur vetëm brenda tregut kinez. Ajo ka shitur produktet e saj dhe në Indi apo Singapor, por i gjithë suksesi i kësaj kompanie i detyrohet Kinës. Dhe një raporti tjetër i Strategy Analytics bie dakord me raportin e IDC. Të dyja këto firma raportojnë se tregu global i smartfonëve zotërohet nga Samsung, i cili ka pësuar një rritje me 10% dhe dominon ¼ e gjithë tregut. Por rritja e pjesës së Samsung në treg ka qenë me ritme shumë të ngadalta në krahasim me kompanitë dhe vitet e tjera. Ky ngadalësim ritmi është ndjerë menjëherë nga Samsung i cili së fundmi raportoi të ardhura shumë të ulta për këtë tremujor.

Apple qëndron fuqishëm si gjithmonë me shitjet e iPhone-ëve që rriten çdo ditë e më shumë. Ndërkohë që LG, Lenovo dhe Huawei kanë formuar një grup që qëndron midis vendit të katërt dhe të pestë. Sa për Xiaomin, ekspertët mendojnë se po rezulton i suksesshëm për shkak të smartfonëve me kosto të ulët dhe ekonomik që ajo tregton. Por pavarësisht suksesit kjo kompani parapëlqen të mbetet në kufijtë e shtetit kinez. Shefi i operacioneve globale të kompanisë, Hugo Barra, u shpreh për The Wall Street Journal këtë javë, se tregu amerikan nuk qëndron në planet e ardhshme të zgjerimit kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>