Biznes

IDC: Mac regjistron shitjet me të larta të ekraneve në SHBA këtë tremujor

Nov 9 2014
0 Shpërndarje
IDC: Mac regjistron shitjet me të larta të ekraneve në SHBA këtë tremujor

os-x-yosemite-macsMac, pjesë e biznesit të Apple, arriti këtë tremujor rekordin më të lartë të shitjeve sipas firmës kërkimore IDC. Kjo firmë raportoi se dërgesat e ekraneve Mac prekën shifrën e 2.34 milion Macs në Shtetet e Bashkuara duke e rritur pjesën e tregut të saj në 13.4%. Tashmë Mac renditet në vend të tretë pas HP dhe Dell. Kjo ka qenë periudha më e mirë e Apple përsa i përket tregut të kompjuterëve, pa përfshirë këtu iPad-ët.

Vitin e kaluar, Mac përbënte 2.9% të tregut me 2.07 njësi të shitura. Rritja e shitjeve ndër 5 shitësit më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara ishte gjithëpërfshirëse, edhe Acer dhe Dell raportuan rritje në numrin e të ardhurave të tyre pavarësisht se parashikohet një ulje e tyre në muajt në vazhdim. Veçanërisht kompania Apple në tërësi pati një rritje 20.5% krahasuar me një vit më parë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>