Analiza

IDC: Në fund të 2013-s shitjet e PC-ve do të arrijnë nivelin më të ulët në historinë e kompjuterëve

Dec 4 2013
0 Shpërndarje
IDC: Në fund të 2013-s shitjet e PC-ve do të arrijnë nivelin më të ulët në historinë e kompjuterëve

pc--Firma kërkimore IDC ka parashikuar se deri në përfundim të vitit 2013, numri total i kompjuterëve të shitur do të reduktohet me 10.1%, duke arritur kështu nivelin më të ulët në historinë e tregut të kompjuterëve personalë.

IDC pret që numri i njësive të shitura të arrijë në 314.8 milion, shifër që përputhet me shitjet e vitit 2008. Ndërkohë, është raportuar se shitjet e kompjuterëve për bizneset nuk do të pësojnë reduktim aq drastik (5%), ndërsa shitjet e kompjuterëve për konsumatorët e thjeshtë do të pësojnë një rënie prej 15% krahasuar me vitin e kaluar.

IDC gjithashtu parashikon se shitjet globale të PC-ve do të reduktohen me 3.8% në vitin 2014. Në një raport të publikuar para pak kohësh IDC parashikoi se rënia do të ishte 9.7%, por mesa duket shifrat aktuale tregojnë se reduktimi do të jetë akoma më i thellë se kaq.

Lidhur me këtë trend, një prej analistëve kryesorë të IDC-së Jay Chou është shprehur: “Ndoshta arsyeja kryesore që ndikon në uljen e kërkesës në të ardhmen është mungesa e arsyeve për zëvendësimin e një sistemi të vjetër.

Pavarësisht se kërkimi i IDC-së tregon se kompjuterët personalë janë pajisjet kryesore dhe më produktive (p.sh ato mund të funksionojnë më shumë orë sesa tabletët apo smartfonët), përdorimi i tyre po reduktohet çdo vit e më tepër si rezultat i disponueshmërisë së pajisjeve të reja dhe pavarësisht përpjekjeve të industrisë, përdorimi i PC-ve nuk ka shkuar përtej kryerjes së detyrave të zakonshme apo produktive në mënyrë që të diferencohen ndaj pajisjeve të tjera.

Si rezultat, jetëgjatësia e kompjuterëve vazhdon të rritet duke limituar rritjen e tregut të tyre.” Me kompjuterë personalë IDC nënkupton kompjuterët desktop, laptop-ët si dhe pajisjet hibride që mund të funksionojnë thjesht si tabletë ose si tablet+tastierë të montueshme.

Në tregjet e maturuara si për shembull në SHBA, IDC parashikon se shitjet e kompjuterëve desktop ose laptop-ëve do të vazhdojnë të reduktohen dhe në vitin 2017 me shumë vështirësi do të pësojnë një rritje prej 0.4%. përsa i përket tregjeve në zhvillim, deri në vitin 2017 do të vihet re një rritje prej 4.8% tek notebook-ët dhe një rritje totale e shitjeve të PC-ve prej 2.2%.

Deri atëherë, IDC parashikon se numri i njësive të shitura do të arrijë në 305.1 milion ku 120.8 milion prej tyre do t’i përkasin tregjeve të zhvilluara si SHBA. Disa përdorues në ditët e sotme konsiderojnë tabletët dhe smartfonët si kompjuterë personalë dhe ka shumë mundësi që ky ndryshim koncepti të nxisë kompanitë të diversifikojnë portofolin e harduerit të kompanisë.

Në këndvështrimin e prodhuesve tradicionale të PC-ve si Dell apo Hewlett-Packard (HP) kjo gjë do të thotë se së shpejti do të përballen me vështirësi. (PCWorld Albanian)

Tags >

IDCpc
Lajmet e fundit>