Biznes

IDC: Në tremujorin e tretë 2012, Android merr 75% të tregut

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
IDC: Në tremujorin e tretë 2012, Android merr 75% të tregut

IDC raporton se dërgesa e përgjithshme e pajisjeve smartfon në tremujorin e tretë këtë vit ka arritur në 181 milion njësi, prej të cilave 136 milion, përkatësisht 75% i përkasin platformës Android.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është realizuar një rritje prej 91,5%. iOS me 26,9 milion iPhone të shitur ka realizuar rritje prej 57,3% dhe merr 14,9% të tregut dhe gjendet në vendin e dytë të listës.

I treti është BlackBerry me 7,7 milion pajisje të shitura, që realizoi rënie të shitjes prej 32,7%, kurse pjesa e tregut të tij u reduktua në 4,3%.

Pajisjet Symbian në këtë periudhë arritën një shifër shitjesh prej 4,1 milion njësi, përkatësisht 77,3% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kurse pjesa e tregut të saj tashmë është 2,3%.

Pajisjet Windows Phone arritën një shifër prej 3,6 milion copë, që paraqet rritje prej 140% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por pjesa e saj e tregut përsëri është shumë pak, vetëm 2%. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>