Analiza

IDC parashikon 125.5 milion veshje elektronike të shitura për 2017-ën

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Gjurmuesit fitness, orët inteligjente, veshjet elektronike për fëmijët janë disa prej trendeve më të nxehta. IDC parashikon 125.5 milion veshje elektronike të shitura për 2017-ën

Nëse keni planifikuar të blini një veshje elektronike këtë vit atëherë nuk jeni i vetmi. Firma analitike IDC parashikon rritje dyshifrore të tregut.

Gjurmuesit fitness, orët inteligjente, veshjet elektronike për fëmijët janë disa prej trendeve më të nxehta.

IDC parashikon se prodhues si Apple dhe Fitbit do të shesin 125.5 milion veshje elektronike këtë vit, një rritje me 20.4% krahasuar me një vit më parë.

“Tregu i veshjeve elektronike po hyn në një fazë tjetër,” tha hulumtuesi i IDC-së Ramon Lllamas.

Falë përpjekjeve të industrisë, IDC parashikon 240.1 milion pajisje të shitura në 2021. Por firma thotë se suksesi i tyre varet nga inteligjenca artificiale, përkthimi në kohë reale dhe lidhja e vazhdueshme në internet.

Brenda një kohe të shkurtër, IDC parashikon se prodhuesit e orëve tradicionale do të zhvendosen drejt prodhimit të orëve hibride. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>