Biznes

IDC: Rritje në tregun e IT shërbimeve në rajonin e Adriatikut në vitin 2008

Dec 25 2009
0 Shpërndarje
IDC: Rritje në tregun e IT shërbimeve në rajonin e Adriatikut në vitin 2008

Tregu rajonal Adriatik i shërbimeve të IT-së – ku përfshihet Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia dhe Sllovenia – është rritur për 20.5% në vitin 2008 për dallim me vitin paraprak duke arritur në 1.06 miliardë dollarë amerikan. Kroacia ka mbetur tregu më i madh duke arritur 40.0% të totalit të shpenzimeve, përcjellur nga Sllovenia me 34.9% dhe Serbia me 14.0% derisa Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi përbëjnë 11.1% të shpenzimeve në IT shërbime në rajon në vitin 2008.

Sektori financiar ka përbërë pjesën më të madhe të shpenzimeve në IT shërbime në zonën e Adriatikut në vitin 2008, duke marrë pjesë me 20.6% të tregut. Sektori qeveritar ishte tregu i dytë më i madh me 19.6% të tregut, kompanitë telekomunikuese ishin shpenzuesit e tretë me 19.1%.

“Shumica e vendeve të Adriatikut kanë filluar të ndjejnë ndikimin e krizës ekonomike në çerekun e fundit të 2008” deklaroi analisti i hulumtimeve nga IDC Adriatics, Dalibor Suboticanec. “Në vitin 2009, shumica e vendeve kanë përjetuar rënie të GDP-së, duke ulur prodhimin industrial, zvogëluar eksportet, ulje e konsumit të brendshëm, dhe rritje të papunësisë. Kriza do të prek të gjitha fushat e tregut.”

Shërbimi i Integrimit të Sistemeve është kërkuar në regjionin e Adriatikut në vitin 2008, duke arritur 16.3% të shpenzimeve në IT shërbime. Përkrahja dhe instalimi i harduerit ishte segmenti i dytë më i madh, duke arritur 14.4% të shpenzimeve.

“Presioni i konkurrencës, përshtatjet me rregullativat, modernizmi dhe përshtatja e infrastrukturës së ICT-së publike me standardet e BE-së, përmirësimi i shërbimeve publike përmes implementimit të zgjidhjeve të ndryshme të IT-së ose ueb portaleve, përshtatjeve të IT sistemeve dhe automatizimin e proceseve të biznesit udhëheqin shpenzimet në integrimin e sistemeve, përshtatjen dhe shërbimet e konsulencës, duke ulur predominimin e shërbimeve sikur përkrahja dhe instalimi,” shton Suboticanec.

Nga perspektiva e kompanive, S&T ishte lider në tregun e rajonit Adriatik në vitin 2008. Combis ishte në vendin e dytë, derisa SRC në të tretin. Duke qenë se tregu është i fragmentuar në shumë pjesë, këto tri kompani arrijnë 15.5% të tregut.

IDC pret që tregu i IT shërbimeve në rajonin e Adriatikut të rritet me 6.3% gjatë pesë viteve të ardhshme, duke arritur në 1.44 miliardë dollarë në vitin 2013.

Studimi Adriatic Region IT Services Market 2009–2013 Forecast and 2008 Vendor Shares (IDC #ES38R9) paraqet industrinë e shërbimeve në IT  në vitin 2008 në rajonin Adriatik dhe parashikimet për zgjerimin e shërbimeve të IT-së deri në vitin 2013. Studimi ofron informacion të përgjithshëm për madhësinë e tregut, pjesëmarrjen e kompanive në treg, qarkullimin sipas IT shërbimeve dhe tregjet vertikale, dhe përfshin profilet e top pesë ofruesve të IT shërbimeve, duke përfshirë portfolion e tyre për IT shërbime, prezencën e tyre në tregun vertikal dhe kontraktorët e tyre më të mëdhenj në vitin 2008.

Lajmet e fundit>