Analiza

IDC: Shitjet e kompjuterave ranë me 3.3%, HP rikthehet si prodhuesi më i madh

Jul 13 2017
0 Shpërndarje
Një prej faktorëve më të rëndësishëm që kontribuan në rënien e shitjeve ishte mungesa e furnizimit me SSD. IDC: Shitjet e kompjuterave ranë me 3.3%, HP rikthehet si prodhuesi më i madh

Tregu i kompjuterave personalë është në rënie që prej 33 muajsh raportoi firma analitike Gartner. Në tre mujorin e dytë të 2017-ës, Gartner dhe IDC thanë se shitjet e kompjuterave kanë rënë në rang global.

Sipas Gartner shitjet ranë me 4.3% në 61.1 milion njësi, dhe përbën tre mujorin më të dobët që nga 2007-ta për nga volumi.

Gjatë kësaj periudhe gjashtë prodhuesit kryesorë ishin: HP, Lenovo, Dell, Apple, Asus dhe Acer. Sipas Gartner dhe paraqitur në tabelën mëposhtë, vetëm HP dhe Dell patën rritje të shitjeve.

Në fakt dy prodhuesit në fjalë kanë patur rritje që prej 5 muajsh. Asus dhe Acer patën rënie dyshifrore ndërsa pjesa tjetër e tregut ra me 7.4%.

Nga ana tjetër IDC thotë se shitjet ranë me 3.3% në 60.5 milion njësi. Pesë prodhuesit më të mëdhenj ishin HP, Lenovo, Dell, Apple dhe Asus.

Ashtu si Gartner, edhe IDC thotë se HP e Dell kanë patur rritje, por edhe Apple me 1.7%. Asus dhe Lenovo patën rënie me 8,2% dhe 5.7% respektivisht.

Pjesa tjetër e tregut humbi 12.2%. Një prej faktorëve më të rëndësishëm që kontribuan në rënien e shitjeve ishte mungesa e furnizimit me SSD. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>