Biznes

IDC: Shitjet e kompjuterëve do të përmirësohen më 2010

Mar 9 2009
0 Shpërndarje
IDC: Shitjet e kompjuterëve do të përmirësohen më 2010

altTashmë jemi mësuar që shumica e shkrimeve të rubrikës së biznesit të përmbajnë lajme për gjendjen e keqe ekonomike të kompanive të mëdha, mbylljen e fabrikave dhe humbjen e mijëra vendeve të punës si pasojë e përkeqësimit të gjendjes ekonomike botërore.

 

Me gjithë paralajmërimet për përkeqësimin e mëtejmë të ekonomisë botërore dhe rënien e kërkesave për kompjuterë edhe gjatë 2009-s, më në fund vjen edhe një lajm i mirë!

IDC thotë se shitjet e kompjuterëve do të përmirësohen gjatë vitit të ardhshëm 2010. Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2009 shitjet e kompjuterëve do të bien për 8 përqind, ndërsa shifra për rënien e shitjeve për tërë vitin do të jetë 4.5 përqind.

“Rritja e papunësisë do të jetë faktori kryesor për rënien e shitjeve gjatë vitit 2009” –thotë David Daoud, menaxher i hulumtimeve në IDC.

Ndërkohë, klientët do të fillojnë të blejnë apo t’i përmirësojnë kompjuterët e tyre gjatë vitit 2010, kur edhe do të kenë më shumë para kesh nëpër banka. Kjo do të ndihmojë shitjet, që sipas parashikimeve gjatë vitit 2010 priten të arrijnë deri 300.9 milionë kopje.

Lajmet e fundit>