Biznes

IDC: Shitjet e PC-ve do të shënojnë rënie në vitin 2013

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
IDC: Shitjet e PC-ve do të shënojnë rënie në vitin 2013

Shitjet në mbarë botën të PC-ve ranë në vitin 2012 në një bazë vjetore për herë të parë në më tepër se një dekadë dhe kjo pritet të vazhdojë këtë vit, tha gjatë të hënës ndërmarrja hulumtuese IDC.

Shitjet në mbarë botën të PC-ve janë projektuar që të bien me 1.3 për qind gjatë këtij viti, tha IDC në një deklaratë. Kjo do të ishte një ngritje në krahasim me atë të vitit 2012, kur shitjet e PC-ve pësuan rënie me 3.7 për qind.

Disa nga arsyet që citoi IDC që të jenë si shkaktarët kryesorë të këtyre rënieve janë përdorimi në rritje i tabletëve dhe njerëzit janë duke u matur që të bëjnë kalime në PC, sepse ata nuk e duan sistemin Windows 8, sepse tashmë kemi rënie të arsyeve për blerje të PC-së.

Windows 8, i lëshuar tetorin e kaluar, dështoi që të ofrojë një shkëndijë për tregun e PC-së në tremujorin e katërt të vitit të kaluar dhe trendi do të vazhdoi gjatë 2013-tës, tha IDC.

Windows 8 është optimizuar për prekje, por një çalim i PC-ve me prekje dhe çmimet e larta ndikuan në tremujorin e katër të vitit të kaluar. Do të jetë një furnizim i kufizuar i kompjuterëve që e marrin përparësinë e veçorive të Windows 8, që do të dëmtojë shitjet e PC-ve në gjysmën e parë, tha IDC.

IDC është duke projektuar që shitjet e PC-ve do të pësojnë ngritje pozitive në gjysmën e dytë me një pajtueshmëri të Windows 8 dhe rikthim të furnizimit me PC në gjendjen e zakonshme.

IBM: Kompjuterët do të kenë të pesta shqisat njerëzore në 5 vitet e ardhshme

Mbështetja për Windows XP përfundon këtë vit dhe kjo do të mund të shkaktonte që disa ndërmarrje të përditësojnë PC-të, tha ndërmarrja hulumtuese IDC. (PCWorld Albanian)

PC Sales

Tags >

pc
Lajmet e fundit>