Analiza

IDC: Shitjet e tabletë shënojnë rritje globale

Jul 27 2014
0 Shpërndarje
IDC: Shitjet e tabletë shënojnë rritje globale

gsmarena_001Me sa duket tregu i tabletëve vitin e fundit ka pësuar një rritje prej 11% me 49.3 milionë njësi të shitura. Pavarësisht këtyre numrave në vitin 2014, në çdo tremujor është vënë re se shitjet kanë rënë me 1.5 % pas rritjes me 11%.

Analisti Jean Philippe Bouchard shpjegon se rritja e madhësisë së tabletëve dhe përditësimi i tyre nga kompanitë kanë bërë që përdoruesit ti mbajnë ato për një kohë më të gjatë, gjë e cila sjell uljen në shitje.

Apple është lideri kryesor i tregut të tabletëve duke shitur 13.3 millionë iPad. Megjithatë fitimet e saj kanë rënë me 17.2 %. Gjërat po shkojnë më mirë për kompaninë e kompjuterëve Lenovo, e cila kaloi kompaninë Asus në tregun e tabletave duke shitur 2.4 milionë njësi.

Ajo zotëron 4.9% të tregut duke u ndjekur mbrapa nga Asus me 4.6% dhe Acer me 2%. Ky studim u krye nga IDC, e cila gjithashtu raporton se shumë kompani kompjuterësh dhe telefonësh inteligjent kanë vendosur të kalojnë dhe të investojnë në tregun e tabletëve. Kjo ka sjellë shumë fitime dhe sukses për ta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>