Harduer

IDC: Shitjet e tabletëve do të tejkalojnë shifrën 234 milion njësive këtë vit

Mar 16 2015
0 Shpërndarje
IDC: Shitjet e tabletëve do të tejkalojnë shifrën 234 milion njësive këtë vit

tablets

Një raport i firmës së kërkimit IDC ka zbuluar se deri në vitin 2019 numri i tabletëve të shitur do të jetë 269 milion njësi. Ndërsa këtë vit dërgesat e tabletëve në gjithë botën parashikohen të prekin shifrën e 234.5 milion njësive, një rritje kjo modeste me 2.1% që nga viti i kaluar.

Ja vlen të përmendim që shitja e tabletave ra me 3.2% në tremujorin e katërt të 2014. Kjo ishte ulja e parë e numrit të shitjeve që nga viti 2010. Edhe pse kohët e fundit ky treg nuk ka rezultuar aq i suksesshëm, IDC ende pret që ky sektor të kalojë nëpër një periudhë pozitive duke qënë se kërkesat nga sektori komercial për këtë produkt janë duke u rritur. Gjithsesi edhe pse tabletët sot janë kthyer në një pajisje popullore, pjesa më e madhe e përdoruesve nuk përshtaten me madhësinë e ekranit të tyre. Ndërkohë një numër në rritje i shitësve të tabletave janë duke reduktuar çmimet dhe duke shtuar opsione interesante për të tërhequr interesin e konsumatorëve.

Në rang botëror, platform Android është lider duke qenë pjesë 63% të tabletëve të shitur, pavarësisht se kjo shifër është ulur në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 67.3%. Nga ana tjetër pozitat e Apple në këtë pjesë të tregut janë tronditur shumë, përqindja e tregut të Apple cilësohet si më e ulta ndër vitet e fundit, rreth 25.6%. Sipas IDC as e ardhmja nuk do të rezultojë për mirë për Apple, sepse firma ka parashikuar se në vitin 2019 pëqindja e tregut të Apple do të bjerë në 23%. Ndërsa Windows duket se është në rrugë të mbarë, përqindja e tregut të saj është rritur me 2% që nga viti u shkuar dhe pritet që në 2019 të arrijë 14.1%. (PC World Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>