Analiza

IDC: Shitjet e tabletëve pritet të ngadalësohen

Aug 30 2014
0 Shpërndarje
IDC: Shitjet e tabletëve pritet të ngadalësohen

bay_trail_tablets-100226176-largeDërgesat e tabletëve në gjithë botën po vazhdojnë të rriten edhe këtë vit, por jo me atë ritëm që është pritur sipas një parashikimi publikuar ditën e premte. Pas katër vitesh rritje të fuqishme, dërgesat e tabletëve në mbarë botën janë rritur me vetëm 6.5 % krahasuar me një vit më parë sipas IDC-së. Firma kërkimore më parë kishte parashikuar një rritje prej 12.1 %.

Tregu i tabletëve po maturohet dhe markat afatgjata po konsolidohen tha Jean Philippe Bouchard, drejtori i divizionit kërkimor për tabletët. Më shumë para po shpenzohen në laptopë, smartfonë ose veshje teknologjike me kosto të ulët dhe njerëzit po vazhdojnë të përdorin tabletët pavarësisht kësaj, tha Bouchard. Përdoruesit nuk janë duke hedhur tabletët e vjetër, por po jua dhurojnë fëmijëve të tyre. Çmimet e laptopëve po ulën me shpejtësi duke bërë një presion mbi tabletët dhe veçanërisht në Europë.

Muajin e shkuar një tablet 250 dollarësh me Windows 8.1 me Bing filloi të shitej. Microsoft po ndihmon prodhuesit e kompjuterëve të ndërtojnë laptopë me kosto të ulët për të “luftuar” Chromebook-ët, dhe sistemet operative Android dhe iOS. Teksa përdoruesit kërkojnë tablet më ekrane më të mëdha lind edhe domosdoshmëria e tastierës. Dërgesat e tabletëve po rriten si rezultat i kërkesës për ato me ekrane me madhësi të vogël veçanërisht ato të kompanive kineze. Blerësit po preferojnë më shumë veshjet teknologjike dhe smartfonët sesa tabletët. Parashikimet e IDC-së vlejnë edhe për pajisjet 2 në 1 të cilat mund të përdoren si një laptop dhe tabletët në të njëjtën kohë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>