Analiza

IDC: Shitjet e telefonëve ranë me 1.3%, Samsung vijon të jetë lider

Aug 2 2017
0 Shpërndarje
Samsung shiti më shumë telefon se asnjë prodhues tjetër. Rivali më i afërt, Apple shiti vetëm gjysmën e telefonëve të shitur nga Samsung. IDC: Shitjet e telefonëve ranë me 1.3%, Samsung vijon të jetë lider

Prodhuesit e telefonëve shitën një total prej 341.6 milion telefonësh në mbarë botën tre mujorin e fundit, një rënie me 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Megjithatë të pesë prodhuesit kryesorë – Samsung, Apple, Huawei, Oppo dhe Xiaomi – patën rritje që të gjithë

Samsung shiti më shumë telefon se asnjë prodhues tjetër. Rivali më i afërt, Apple shiti vetëm gjysmën e telefonëve të shitur nga Samsung.

Më pas vjen treshja kineze ku secili prej tyre pati rritje. Të dhënat vinë nga IDC dhe paraqiten si në tabelën mëposhtë:

Siç mund të vëreni Samsung është rritur me 0.6 pikë përqindjeje duke shitur 1.2 milion telefonë më shumë dhe arritur 79.8 milion njësi në total. Samsung zotëron 1/5 e tregut, një trend që vijon prej vitesh.

IDC beson se konsumatorët janë përgjigjur pozitivisht Galaxy S8 dhe S8+. Gjithashtu edhe seritë A e J kanë performuar mjaft mirë në tregjet në zhvillim.

Apple nga ana tjetër u rrit me 0.3 pikë përqindjeje në 12.0% dhe shitur 41 milion iPhone. Edhe pse Apple nuk arriti të përfitojë nga problemet e Samsung, iPhone 7 Plus është shitur më mirë sesa 6S Plus.

Tashmë sytë janë drejtuar drejt shtatorit kur pritet debutimi i iPhone 7S, 7S Plus dhe iPhone 8.

Huawei u rrit me 2 pikë përqindjeje duke shitur 32.2 milion njësi ndjekur nga Oppo me rritje prej 1.5 pikë përqindjeje dhe shitur 22.7 milion telefonë dhe Xiaomi me 2.3 pikë përqindjeje dhe shitur 13.3 milion telefonë.

Vitin e kaluar markat Kineze Oppo dhe Vivo zinin vendet e 4 dhe 5 duke zëvendësuar Lenovo dhe Xiaomi. Këtë vit Xiaomi rikthehet në vendin e 5-të ndërsa Lenovo ende jo.

Sakaq dipoli Android dhe iOS vijon ashtu si dhe Samsung dhe Apple. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>