Analiza

IDC: Shitjet e telefonëve u rritën më 4.3%, Apple dhe Samsung humbasin kundrejt prodhuesve Kinez

Apr 27 2017
0 Shpërndarje
Gjatë periudhës Janar-Mars, gjigandi Koreano Jugor ishte shitësi më i madh në botë i telefonëve inteligjentë me 79.2 milion njësi të shitura ose 22.8% të tregut. IDC: Shitjet e telefonëve u rritën më 4.3%, Apple dhe Samsung humbasin kundrejt prodhuesve Kinez Photo Source: Reuters

Prodhuesit e telefonëve inteligjentë shitën një total prej 347.4 milion telefonësh inteligjentë në mbarë botën gjatë tre mujorit të parë të 2017-ësm një rritje me 4.3% krahasuar me një vit më parë raportoi firma analistike IDC.

Në mesin e pesë prodhuesve më të mëdhenj, vetëm Samsung dhe Apple kanë humbur terren ndërsa Huawei, Oppo dhe Vivo patën rritje të ndjeshme.

Gjatë periudhës Janar-Mars, gjigandi Koreano Jugor ishte shitësi më i madh në botë i telefonëve inteligjentë me 79.2 milion njësi të shitura ose 22.8% të tregut.

Rivali Amerikan Apple vjen në vendin e dytë me 51.6 milion telefonë të shitur ose 14.9% të tregut.

Siç mund të kuptoni nga grafiku i paraqitur, pjesa e tregut e Samsung ra më 1% ndërsa e Apple me 0.8%. disa prej produkteve të Samsung që performuan mirë ishin Galaxy S7 dhe S7 Edge si dhe modelet me kosto të përballueshme A dhe J.

Nga ana tjetër Apple dështoi të përfitonte nga situata e vështirë që kaloi Samsung me Galaxy Note 7. Kapaciteti i shtuar i memorjes me iPhone SE dhe iPhone nuk mjaftuan për të joshur konsumatorët.

Huawei u rrit me 1.4% duke shitur 34.2 milion telefonë ndjekur nga Oppo me rritje 1.5% dhe 25.6 milion telefonë të shitur dhe Vivo me rritje 0.8% dhe 18.1 milion telefonë të shitur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>