Lajmet

IDC: Shitjet e veshjeve elektronike u rritën me 16.9% në fund të 2016-ës

Mar 4 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht disa tre mujorëve të vështirë, tregu i veshjeve elektronike u rikthyer me një rritje të fuqishme në tre mujorin e katërt me 16.9%. IDC: Shitjet e veshjeve elektronike u rritën me 16.9% në fund të 2016-ës Photo Source: VentureBeat

Fitbit vijon të sundojë këtë hapësirë me Xiaomin në vendin e dytë dhe Apple në vendin e tretë. Gjatë kësaj periudhe u shitën 33.9 milion paijisje, një rritje e konsiderueshme nga 29 milion pajisje të shitura në tre mujorin e katërt të 2015-ës.

Të dhënat vinë nga firma analitike IDC. Duke parë nga afër grafikun mësojmë se Fitbit pati një rënie me 22.7% krahasuar me një vit më parë ndërsa Xiaomi rritje me 96.2%. Edhe Apple shënoi rritje edhe pse jo sa Xiaomi me 13%.

Në vendin e katërt dhe të pestë vinë Garmin dhe Samsung, ku i pari pati rënie me 4% krahasuar me tre mujorin e fundit të 2015-ës dhe i dyti rritje me 37.9%.

E githa kjo që thamë më lart përkthehet ndryshe: Fitbit zotëron 19.2% të tregut ndjekur nga Xiaomi me 15.2%, Apple me 13.6%, Garmin me 6.2% dhe Samsung me 5.6%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>