Analiza

IDC: Shumë shpejt shitjet e tabletëve do të dominojnë ndaj kompjuterëve

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
IDC: Shumë shpejt shitjet e tabletëve do të dominojnë ndaj kompjuterëve

Raporti më i fundit i publikuar nga firma kërkimore IDC parashikon se në tremujorin e katërt të këtij viti për herë të parë shitjet e tabletëve do të dominojnë ndaj atyre të kompjuterëve personalë dhe deri në vitin 2015 pritet që ky treg të zhvillohet në të njejtin drejtim.

Me shifra konkrete mund të themi se deri në përfundim të vitit 2013 shitjet e tabletëve do të arrijnë vlerën 84.1 milion, ndërsa shitjet e kompjuterave 83.1 milion.

IDC është shprehur se ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të blejnë akoma më tepër tabletët më të fundit që debutojnë, në një të ardhme të afërt modelet me çmim ekonomik do të jenë ato që do të mbizotërojnë në treg.

Me kalimin e kohës tabletët kanë arritur një nivel të lartë cilësie duke përfshirë këtu procesorë më të shpejtë apo ekranet HD. Megjithatë pavarësisht se shitjet e tabletëve do të vazhdojnë të rriten përsëri smartfonët do të vazhdojnë të zotërojnë tregun edhe disa vite ne vazhdim.

Deri në vitin 2015 IDC ka parashikuar se smartfonët do të përbëjnë 69% të pajisjeve të lidhura në gjithë botën. (PCWorld Albanian)

Lowers2 tablets

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>