Analiza

IDC: Të dhënat e sistemeve operative mobile për tremujorin e fundit, Android arrin 81% të tregut

Nov 13 2013
0 Shpërndarje
IDC: Të dhënat e sistemeve operative mobile për tremujorin e fundit, Android arrin 81% të tregut

IDCSipas të dhënave të fundit të IDC, Google vazhdon të marshojë fort para me sistemin e vet Android, i cili vlerësohet të ketë arritur 81% të tregut të smartfonëve në tremujorin e tretë të këtij viti.

Pjesën tjetër të sistemeve operative mobile më të përhapura e plotëson iOS që ka rënë në 12.9%, Windows Phone me 3.6% dhe BlackBerry me 1.7%.

Të dhënat e fundit nga IDC për tremujorin e fundit paraqiten në tabelën e mëposhtme:

idc_smartphone_os_q3_2013IDC llogarit se dërgesat për shitje të smartfoneve Android në total arritën 211.6 milionë njësi, duke i lejuar Google-it të fuqizojë katër në pesë nga 261 milionë smartfonët e dërguar për shitje tremujorin e fundit. Këto të dhëna i kanë mundësuar Android-it të tejkalojë shifrën prej 80% të tregut për herë të parë.

Përsa i përket prodhuesve, Samsung ze 39.9% të gjithë dërgesave për shitje gjatë tremujorit në fjalë, ndërsa prodhuesit e tjerë zenë secili më pak se 10%.

Ndërkohë, tregu i Apple ra gjatë këtij tremujori, logjikisht edhe sepse përdoruesit po prisnin lançimin e iPhone 5S dhe 5C, të cilat priten të rrisin shitjet e kompanisë, shifra që do të vërehen në të dhënat për tremujorin e fundit të 2013-s.

Edhe Windows Phone vazhdon të shënojë rritje, sërish falë Nokia-s e cila fuqizon 93.2% të të gjithë smartfonëve me Windows Phone. Nga ana tjetër, BlackBerry vazhdon të pësojë rënie, pavarësisht lançimeve të reja të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>