Analiza

IDC: Tendenca më e re e konsumatorëve janë pajisjet telefon-tablet (Phablet)

Sep 3 2013
0 Shpërndarje
IDC: Tendenca më e re e konsumatorëve janë pajisjet telefon-tablet (Phablet)

Studimit më i fundit i realizuar nga firma kërkimore IDC ka tregur se pajisja e shitur më tepër këtë tremujor ka qenë hibridi telefon-tablet (phablet).

Ky rezultat me siguri do të rrisë interesin e kompanive prodhuese drejt këtyre pajisjeve me ekran më të madh se 5 inç dhe më të vogël se 7 inç.

Sipas studimit gjatë tremujorit të dytë të këtij viti kompanitë teknologjike kanë shitur 25 milion telefon-tablet ndërsa shitjet e tabletëve dhe laptopëve nuk shkuan më tepër se 12.6 dhe 12.7 milion përkatësisht.

Këto shifra tregojnë se tregu i këtyre pajisjeve hibride ka pësuar një rritje të konsiderueshme, rreth 620% krahasuar me të njejtën periudhë vitin e kaluar, që do të thotë rritje prej 100% çdo tremujor.

IDC ka theksuar se prezantimin me këtë lloj produkti për herë të parë e ka realizuar Samsung në vitin 2011 me hedhjen në treg të Galaxy Note 5.3 inç. Produkt që u pasua më vonë nga Note 2 dhe Galaxy Mega.

Këtë javë pritet që Samsung të zbulojë Galaxy Note 3 me ekran 5.9 inç. Fillimisht telefonat-tabletë ishin të suksesshëm vetëm në tregjet e maturuar, por së fundmi është vënë re një ndryshim i kësaj tendence pasi shitjet e këtyre pajisjeve kanë pësuar rritje të ndjeshme edhe në tregjet në zhvillim. (PCWorld Albanian)

tablete

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>