Biznes

IDG në Shqipëri dhe Kosovë

Aug 16 2008
0 Shpërndarje
IDG në Shqipëri dhe Kosovë

IDG – International Data Group (www.idg.com) është lider botëror në fushën e informimit për Teknologjinë Informatike. Është themeluar në vitin 1964 dhe për më shumë se katër dekada është përkujdesur të informojë dhe edukojë njerëzit në lidhje me tregun e TI (Teknologjia Informatike). Sot, IDG është kompania më e madhe në botë për informim rreth teknologjisë, organizim të ngjarjeve dhe hulumtimeve të teknologjisë në botë, duke ofruar shërbimet dhe produktet e veta për më shumë se 200 milion blerës në 90 shtete.

Veprimtaria e IDG-së është e ndarë në pesë fusha:

  • Publikimet Online,
  • Organizimi i Ngjarjeve,
  • Publikimet e Shtypura,
  • Hulumtime dhe
  • Zgjidhje Gl obale

Rrjeti i IDG: Me shërbimet dhe produktet e veta arrin deri tek 95% e përdoruesve botërorë të Teknologjisë Informative. Për IDG punojnë 13,640 persona, në 85 shtete të ndryshme të botës. Vetëm vitin e kaluar IDG ka lansuar më shumë se 200 produkte dhe shërbime të reja që përfshijnë publikime, faqe në internet dhe ngjarje në 30 shtete.

Publikimet Online: Çdo vit, mbi 80 milion vizitorë vizitojnë ndonjërën nga 450 faqet e rrjetit online të IDG. P

ër t’u siguruar që audienca ka qasje të shpejtë te informacioni, rrjeti online i IDG përkrahet nga më shumë se 2000 gazetarë, nëpër vende të ndryshme të botës, që raportojnë në gjuhë të ndryshme. Një përmbledhje të titujve nga faqet e IDG mund ta gjeni te IDG.net.

Ngjarjet: IDG organizon më shumë se 750 konferenca dhe ngjarje në 55 shtete. Disa nga ngjarjet

ndërkombëtare janë Macworld Conference & Expo dhe LinuxWorld Conference & Expo. Disa nga ngjarjet LinuxWorld organizohen në 20 shtete të pesë kontinenteve. Konferencat kryesore janë CIO 100, DEMO dhe IDC Directions. Publikimet e Shtypura: Ç’do muaj më shumë se 140 milion njerëz lexojnë një apo më shumë publikime të IDG dhe faqet e tyre në web, çdo muaj, në një nga 85 shtetet ku botohen. Emrat më të njohur të publikimeve të shtypura të IDG janë: Channel World, CIO, Computerworld, CSO, DigitalWorld, GamePro, InfoWorld, Macworld, Network World dhe PC World.

Hulumtimet: International Data Corporation (IDC) është kompani lider në fushën e mbledhjes të të dhënave që i përkasin teknologjisë informative, telekomunikimit dhe tregjeve të teknologjisë. IDC i ndihmon profesionistët e TI që të marrin vendimet e tyre duke u bazuar në analizat e IDC. Për të ofruar këto shërbime “hulumtimi” për IDC punojnë 900 analist në 90 shtete. Zgjidhje Globale: E specializuar në programin ndërkombëtar, IDG Global Solutions (IGS) punon me profesionistë të medias dhe marketingut në gjithë botën, për të krijuar një plan të prezantimit ndërkombëtar të produkteve dhe emrave të rinj në industri. Planifi kon dhe ekzekuton zgjidhje të marketingut për agjenci multimediale dhe kompani teknologjike.

PC World: Publikimi i PC World ishte paralajmëruar në nëntor të vitit 1982, por botimi I parë doli në treg në mars 1983. Është themeluar nga David Bunnell dhe Cheryl Woodard, dhe kryeredaktor i parë ishte Andrew Fluegelman. Zyra qendrore e PC World gjendet në San Francisco, nga ku botohet versioni anglisht. Sidoqoftë, PC World botohet në më shumë se 50 shtete të botës, në disa shtete edhe me emra tjerëkurse tani do të botohet edhe në të bukurën gjuhën shqipe. PC World lexohet nga mbi 4.8 milion njerëz dhe është fi tuese e shumë çmimeve prestigjioze botërore.

 

 

Lajmet e fundit>