Softuer

IE 10 përputhet me “Metron” e Windows 8

Mar 15 2012
0 Shpërndarje
IE 10 përputhet me “Metron” e Windows 8

Sipas një postimi të ri nga ndërmarrja, Microsoft e ka konstruktuar Internet Explorer 10 në pajtueshmëri me Windows 8.

Internet Explorer 10 në Windows 8 e përqafon estetikën e njëjtë “Metro” që dukshëm i përkufizon produktet e Microsoft nga Windows 8 deri tek paneli i riorganizuar në Xbox. Ai ka qenë i rregulluar që të jetë i ndjeshëm në prekje dhe për hyrje të miut dhe tastierës. Duke qenë kështu, shfletuesi më i ri përputhet me rrugëtimin e gjatë të ndërmarrjes Microsoft për t’i bërë kontrolluesit dhe kornizat që të zbehen në sfond, duke e sjellë përmbajtjen e uebit në qendër.

Shfletuesi tani ndërlidh shumë nga gjestikulacionet familjare tashmë tek të gjithë ata që ndonjëherë e kanë shfletuar uebin në një celular. Sipas një raporti të paraqitur në blogun “Building Windows 8” më 13 mars, këto gjestikulacione përfshijnë “reagueshmërinë ngjitu në gishtin tënd i mbështetjes për prekje për rrotullim dhe zmadhim brenda dhe jashtë përmbajtjes.”/pcworldalbanian

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>