Softuer

IE9 afër paraqitjes në beta version

Aug 5 2010
0 Shpërndarje
IE9 afër paraqitjes në beta version

Megjithëse Microsoft nuk ka publikuar ndonjë datë të paraqitjes së beta versionit të parë të IE9, ka gjasa që pas lajmit të botuar sot të shohim një debutim në të ardhmen e afërt.

Lideri i ekipit IE theksoi se në pre-beta versionin IE9 Platform Preview 4, Microsoft ka integruar motorin e saj të ri JavaScript në këtë shfletues, ka përfunduar punët me përshpejtimin harduerik dhe ka rritur performancën në disa fusha, duke përfshirë edhe testin Acid3.

Microsoft  është duke inkurajuar njerëzit që të shkarkojnë Platform Preview 4  16 MB nga faqja e tyre dhe ta testojnë këtë platformë dhe të raportojnë ndonjë problem që gjejnë ata në kuadër të saj.

Lajmet e fundit>