Siguri

IE9 me opsione të reja për kontroll më të mirë të privatësisë

Dec 7 2010
0 Shpërndarje
IE9 me opsione të reja për kontroll më të mirë të privatësisë

Microsoft beson se Tracking Protection do “t’iu mundësojë konsumatorëve të kontrollojnë atë se çfarë mund të vëzhgojë përmbajtja e një faqe të dorës së tretë, kur ata janë online”. Veçoria do të funksionojë në bashkëpunim me Tracking Protection List, që iu mundëson përdoruesve të mirëmbajnë një listë me faqe me të cilat ata dëshirojnë të shkëmbejnë të dhënat e tyre.

Tracking Protection do të jetë veçori e integruar kështu që shumica e përdoruesve të internetit nuk do ta vërejnë as që ekziston ky opsion. Blogu zyrtar i IE thekson se nuk ka definim të qartë  të asaj se çfarë është vëzhgimi, kështu  që veçoria do të jetë një cak që lëviz.

Pavarësisht kësaj, tentimet e Microsoft për t’iu dhënë kontroll përdoruesve mbi privatësinë e tyre kanë qenë të pranishme edhe më parë, edhe në IE8 me veçorinë InPrivate, por që më pas u largua për shkak të presionit të jashtëm. E ne shpresojmë që kjo të mos ndodh sërish edhe me IE9. /pcworldalbanian.

Lajmet e fundit>