Analiza

IE humbet sërish pjesëmarrje tregu

Jan 4 2011
0 Shpërndarje
IE humbet sërish pjesëmarrje tregu

Chrome sërish ishte ai që fitoi më së shumti në shpinë të IE, pasi që shfletuesi i Google ka arritur një pjesëmarrje në treg prej 10 për qind. Sipas Aliso Viejo, nga Net Applications, pjesëmarrja totale e IE ka rënë në 57.1%, që është një tjetër shifër rekorde e ultë e Microsoft. IE ka humbur 5.6 për qind të pikëve gjatë 12 muajve të fundit dhe 10.7 qysh prej e IE8 ishte shpalosur në mars të vitit 2009.

Në anën tjetër, Chrome dhe Apple Safari sërish kanë bërë fitimet më të mëdha, duke avancuar pjesëmarrjen e tyre në treg në 10 për qind, gjegjësisht 5.9 për qind.

IE zakonisht humbet një pjesëmarrje më të madhe sesa mesatarja në dhjetor, pasi që pjesëmarrja e njerëzve që shfletojnë internetin nga shtëpia rritet më shumë për shkak të festave të fundvitit. Supozohet se shumica e kompjuterëve të shtëpisë kanë shfletues tjerë e jo të Microsoft, ku për krahasim në vendet e punës dominon shfletuesi IE.

Lajmet e fundit>