Analiza

IFA Berlin 2013: Çfarë të presim këtë shtator nga panairi gjigand i elektronikës

Sep 2 2013
0 Shpërndarje
IFA Berlin 2013: Çfarë të presim këtë shtator nga panairi gjigand i elektronikës

Edhe pse CES dhe Mobile World Congress, të cilat organizohen në janar dhe shkurt, janë eventet e para të mëdha të vitit, IFA-ja e Berlinit është ajo që na jep lajmet më të rëndësishme pas verës.

Prandaj, IFA (Internationale Funkausstellung) ka marrë vëmendje dhe rëndësi të madhe gjatë viteve të fundit. Pothuajse të gjithë gjigandët e teknologjisë marrin pjesë (përveç Apple, të cilët i evitojnë këto lloj konferencash gjithmonë). Në të marrin pjesë jo vetëm kompanitë e mëdha me lançimet e tyre të reja, por njëkohësisht edhe ato më të vogla.

Por çfarë mund të presim këtë vit nga IFA?

Vitin e kaluar ngjarja i përkiste Samsung-ut dhe Sony-t. Vjet Samsung lançoi Galaxy Note II, njëkohësisht edhe një tablet me Windows si dhe smartfonin e parë me Windows Phone 8. Sony prezantoi disa smartfonë, tabletë dhe ultrabook-ë.

Këtë vit tabloja nuk do të jetë shumë e ndryshme. Panairi do të zhvillohet nga 6 deri më 11 shtator dhe të dyja kompanitë e lartpërmendura do të kenë evente speciale.

Tema kryesore e këtij viti do të jenë patjetër orët inteligjente. Samsung e ka konfirmuar një të tillë, të njohur deri tani me emrin Galaxy Gear. Do të prezantohet gjithashtu Galaxy Note 3, një OLED TV me ekran të përkulshëm si dhe disa modele të televizorëve 4K.

Edhe nga Sony pritet një SmartWatch 2 (ka pasur një vitin e kaluar). Gjithashtu pritet lançimi më i madh i Sony-t, Xperia Z1, smartfoni rezistent ndaj ujit, ekzistenca e së cilit ka qarkulluar kohët e fundit në internet.

Nga Lenovo mund të presim produkte të reja audio dhe video si dhe një sërë Ultrabook-ësh, hibridësh si nga ajo dhe nga Toshiba njëkohësisht.

HTC do të prezantojë One Max, phablet-in 5.9-inch me Android.

Gjigandët kinezë si ZTE dhe Huawei nuk priten të kenë lançime të rëndësishme gjatë IFA-së për shkak se prezantuan shumë produkte gjatë MWC-së në Barcelonë. Siç e përmendëm edhe më lart, Apple nuk do të jetë në IFA 2013.

Pritet që kompania të prezantojë të shumëpërfolurin iPhone 5S (me shumë mundësi do të ketë këtë emër) në 10 shtator. (PCWorld Albanian)

ifa

Lajmet e fundit>