Harduer

iFind, pajisja e parë në botë që ju ndihmon në lokalizimin e mjeteve të humbura

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
iFind, pajisja e parë në botë që ju ndihmon në lokalizimin e mjeteve të humbura

ifindiFind është një etiketë lokacioni që nuk ka nevojë për bateri. Ajo iu zvogëlon shqetësimin duke mos ju lënë të merakosur kur dëshironi të dini se ku i keni lënë gjërat. Pajisjet harduerike që lokalizojnë gjëra si iFind synojnë që të ju ndihmojnë në aventurat e pakëndshme që mund t’i keni në gjetjen e gjërave që po ju mungojnë. Shumica e kësaj pune kryhet duke e lidhur në një aplikacion në telefonin tuaj mobil. Sidoqoftë, ajo që e dallon iFind-in nga pajisjet e tjera është që nuk kërkon bateri për të funksionuar.

I zhvilluar nga WeTag, iFind grumbullon fuqinë e vet nga burimet elektromagnetike në ambientin përreth, si transmetuesit e WiFi-së ose atentat e telefonëve mobilë. Fuqia e fituar mund të shndërrohet në energji të mjaftueshme elektrike dhe të ruhet në një depo të brendshme në iFind, që simulon një bateri që në vazhdimësi mbështet një radio Bluetooth 4.0 Low Energy (BLE).

ifind-locationJu thjesht e lëshoni Bluetooth-in në telefonin tuaj mobil dhe e lidhni me iFind, e shkarkoni aplikacioni iFind dhe e shkruani ID-në e etiketës për të filluar etiketimin në bazë të lokacionit. Në rast se nuk e gjeni mjetin e etiketuar me iFind, hapeni aplikacionin iFind në telefonin tuaj mobil për të filluar lokalizmin e atij mjeti. Etiketa më pas do të lëshojë një tingull sapo të gjendet. Dhe, nëse ju humb telefoni, mos u shqetësoni. Tundeni etiketën iFind dhe telefoni juaj do të cingërojë. Funksionon në të dyja anët. iFind vjen në një formë drejtkëndëshi, që është rreth një “inç” katror dhe 2.44 mm i hollë me ngjyra të ndryshme. Largësia më e madhe ku mund të jetë telefoni juaj për t’u etiketuar është përafërsisht 60 metra, në varësi nga kushtet në ambient.

ifind-tagSkuadra WeTag për një vit të tërë e zhvilloi iFind-in dhe rezultatet kanë qenë shpërblyese. Që nga lëshimi i vet i parë në Kickstarter, skuadra ka marrë më tepër se 200 mijë dollarë. Shitja e parë e etiketave iFInd mund të pritet të bëhet në tetorin e këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>